Maliqi: Opozita e re me 40 deputetë në Kuvend, nëse bëhen zgjedhjet tani, Basha humbet

Dy deputetët e rinj të Kuvendit Ylli Shehu dhe Lefter Maliqi flasin për vendimin e marrë kundër linjave të partisë duke pranuar mandatin. Kandidati i të djathtës në qarkun e Beratit Lefter Maliqi shprehet se këtë vendim e ka marrë në favor të demokratëve, pasi fillimisht duhet larguar Basha nga drejtimi i partisë dhe më pas Rama. "Ka stilin e vet të të gënjyerit, prandaj nuk ka frymëzim dhe shpresë te të djathtët për shkak të marrëveshjeve që ka bërë pro oborrit të tij familjar dhe kundër demokratëve të ndershëm. Mua më gënjeu një herë, dy herë, tre herë, katër herë, për cfarë të rrija më me Lulin? Po të bëhen zgjedhjet nesër, nuk fiton PD-ja me Bashën, po të jetë një tjetër që të bashkojë të djathtën gara do të jetë reale. Basha nuk ka parti, ka vetëm familje" tha ai.

Nga ana tjetër Ylli Shehu I dalë nga Listat e LSI në qarkun e Tiranës shprehet për Report Tv se forca politike për të cilën garoi nuk e pyeti asnjëherë për vendimin që do të merrte ndaj dhe nuk mund të cilësohet tradhtar.  "Ky ka qenë një vendim i imi personal duke parë reagimin e ndërkombëtarëve dhe SHBA-së dhe duke menduar për të mirën e vendit tim, nuk e mendova që është e mirë djegia e mandatit. Normalisht ishte vendim personal. Mund të më quajnë tradhtar, apo cfardo pasi politikë është kjo. Nuk mendoj se është e drejtë, pasi nuk kam tradhtuar njeri, nuk më mori njeri mendim para, dhe më pas mund të kem ndryshuar vendim" tha ai.

Opozita e re, e cila pritet të konfigurohet së shpejti pritet të ketë 40 deputetë sipas Lefter Maliqit. "Aktualisht është Myslim Murrizi, Rudina Hajdari që nuk kanë dhënë dorëheqjen, nga PD do të futen edhe 15 të tjerë të sigurt, nga LSI-ja do të jenë 19. Kjo është e vërteta. Pavarësisht se aty do të jenë 40 deputetë, atë që bën opozita reale nuk duhet ta bëjmë ne aty".

Të dy deputetët e rinj përsa i përket përfaqësimit në parlament shprehen se pranuan vullnetin e elektoratit të tyre. "Unë nuk votoj ato interesa që prekin e PD-së dhe shqiptarët, të tjerët që janë interesi i përbashkët, se aty nga 10 ligje, dy mund të jenë që u shërbejnë ndërkombëtarëve dhe popullit shqiptar" tha Maliqi.  Ndërsa Murrizi shtoi se "Ne na ka dhënë një votë populli për të qenë në parlament dhe për të përfaqësuar opozitën. Ish-kolegët e mi që dogjën mandatin duhet të ishin në parlament". Opozitë të dy pse jo, pasi ata shprehen se vota e tyre do të jetë kundër qeverisë dhe do të jenë në shërbim të qytetarëve. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babalja: 07/03/2019 05:25

    Basha kurre nuk behet diku me post sipas zotesise se tije, iku ajo kohe kur salehu e merte per dore dhe e ulte ne karrige.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja