Deputeti Ylli Shehu flet për Report Tv: LSI nuk më pyeti përpara për vendimin, jam kundër djegies

Deputeti i opozitës i cili pranoi mandatin e deputetit pas vendimit të PD dhe LSI për të djegur mandatet ka folur për Report Tv me gazetaren Esiona Konomi, lidhur me arsyet që e kanë çuar drejt këtij vendimi, pikërisht një dtë pasi u betua në parlament. Ai thotë se vendimi ishte i tij dhe nuk është ndikuar nga asnjë. Shehu deklaron se LSI nuk e pyeti më herët për vendimin e djegies së mandateve, gjë për të cilën ai shprehet se është kundër.

Kur morët vendimin për të pranuar mandatin, ishte një vendim individual, apo dikush tjetër, ndëkombëtar apo elementë të Partisë Socialiste iu ndikuan për të marrë këtë vendim?

Ky ka qenë një vendimi i imi persoanle duke parë reagimin e ndërkombëtarëve dhe një pjesë të SHBA-së dhe duke menduar për të mirën e vendit tim mendova se djegia e mandatit nuk mund t'i bëjë mirë vendit tim. Ky ishte vendim personal.

Përpara se LSI të dilte me vendim zyrtar për të djegur mandatet, a iu ka thirrur ju dhe kolegët tuaj për t'ju marrë një mendim paraprak?

-Absolutisht nuk ka pasur asnjë lloj kontakti. Pasi është marrë vendimi nga opozita nga Basha që i dha kohë dhe LSI-së për një shqyrtim nuk kam pasur asnjë kontakt për të marrë mendimin tim. Ndoshta edhe për shkak se nuk jam pjesë e kryesisë. Por mendoj se duhet të ishte marrë një mendim nga unë sepse gjithmonë kam qenë kundër.

Si e vlerësoni ju vendimin për djegien e mandateve?

-Ne na ka dhënë një votë populli për të qenë në parlamentin shqiptar për t;i përfaqësuar. Kolegët e mi që dogjën mandatin për të përcjellë zërin e atyre  që e kanë votuar.

Tashmë që ju e pranuat mandatin, a keni pasur nga LSI kontakte apo presioni, apo ju kanë shprehur pakënaqësi për këtë vendim tuajin që ta quajne tradhëti?

-Pasi dorëzuan dorëheqjen kam pasur kontakt për të firmosur dhe unë por nuk ka pranuar. Ata mund të më quajnë tradhtarë por nuk kam tardhëtuar njeri. Unë kam kërkuar votën në mbarë Tiranën, Kamëz, Laprakë. U pajtova me listat por nuk mund të pajtohem me këtë vendim.

Dje Kryemisnistri Edi Rama në senacën parlamentare ku ju  u betuat tha se tashmë me opozitën e re do të votojë reformën e re zgjedhore, ndryshimin në kodin zgjedhor përfshirë dhe votën e emigratëve. A jeni ju gati ta votoni këtë reformë të rëndësishme?

-Ky moment është pritur prej kohësh. Kjo pjesë do një reflektim. Mendimi im është që është akoma herët për të folur për këtë gjë por kjo do jetë diçka shumë e mirë që kjo të ecë përpara.

Dje ju votuat kundër qeverisë. Do votoni kështu gjatë gjithë mandatit?

-Unë do jem në opozitë dhe kjo nuk diskutohet.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ha-qimi: 07/03/2019 00:00

    Uaaaaa kush na paraqitqet si deputet.O Zot mendo per Shqiptaret.Ky karabush?????? Thesi miellit e ka bere punen per kete spurdhjak

    Përgjigju
  • Ariu: 06/03/2019 20:27

    O Stari i bathores qe e ke dredh sumcen te Fatmir Gabel Mediu dhe tani te Mona Buçe Meta. Te pakten trego veten nqs te ka njel pak burrni e voto sic duhet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Specialistja e Departamentit amerikan të Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja e Departamentit amerikan të Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër