Maliqi thërret Ramën në interpelancë: Kë po mban peng me përgjime drejtori i paaftë i Burgjeve?

Maliqi thërret Ramën në interpelancë: Kë po mban peng me përgjime drejtori i paaftë i Burgjeve?

Deputeti Lefter Maliqi që u fut në Kuvend nga listat e PD-së dje zhvilloi një interpelancë me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj për cështjen e Burgjeve, teksa sulmoi ashpër dhe me akuza të forta për të kaluar kriminale dhe të errët drejtorin aktual Agim Ismaili. Maliqi pyeti ministren se a ka kaluar në filtër para emërimit, ndërsa shtoi se socialistët ishin në dijeni të denoncimeve të tij, por sipas tij i kishin thënë se nuk kemi se cfarë të bëjmë se nuk e kemi vendosur ne. Nisur nga kjo situatë, Lefter Maliqi thotë se nuk do të mbetet gjithcka me interpelancën që u bë dje, pasi do të thërrasë kryeministrin Edi Rama për t'u përgjigjur. Ndërkohë në një postim të gjatë në faqen e tij në Facebook, ai bën të tjera akuza të forta në drejtim të drejtorit të Burgjeve dhe bën një paralajmërim të fortë me një shprehje të njohur të përdorur nga Rama më parë "s'keni pare gjë akoma'.

Postimi i plotë i Lefter Maliqit
Drejtori i burgjeve me te kaluar te erret, i liruar i shkarkuar per dy here me akuza te renda ne 2001 dhe 2004 vazhdon shantazhimet duke thirrur Shkb ,haha sa skandal, ka hequr sot ne mengjes pergjues te vene ne tarracen e drejtorise mban ne pergjim administraten ,ke shantazhon ky??? Se shpejti prova te tjera tronditese dhe kush e ka emeruar dhe pse e ka emeruar,turp sme heq njeri thote se ka materiale pergjimi e dokumenta per lidhje siper ne Qeveri kur ka qene zv drejtor i parandalimit dhe pastrimit te parave,se shpejti do e publikoj kete fakt dhe te tjera me tronditese mbase do therras ne interpelance Kryeministrin.

Ke po mban peng dhe shantazhon ky i paafte qe spyet per ligje,tejkalon kompetencat,fyen vartesit,i quan dordolec,kaqol,famëkeq erj etj.para dy javesh shantazhoj nje zyre permbarimore se i vune gjobe per mos egzekutim vendimi ,dhe u thoshte se do u hiqte licencen duke marre kopetencat e ministres,po diploma e kristalit te tij do hetohet? Dale dale prisni skeni pare gje akoma,do shikoni lirime shantazhime dhe skandale te shumta.Ministrja e drejtesis ska fare po fare fuqi.

Zeri im mbetet per te drejten e policise se burgjeve dhe administrates,te policise shtetit dhe popullit,dhe kundra drejtuesve shantazhues,te paafte dhe me vese te ulta te papranueshme dhe teper te denueshme,haha se harrova ka sh sh me keq per te ne oret e vona pasi ne shtepi ikin ne 12 te nates pasi jo se punon se snjeh dhe sdi asgje pasi akoma ska shkuar ne baze neper burgje por eshte nje turp i madh se kush na drejton sidomos ne institucionet e sigurise ku ka pas arrestime drejtuesish 20 here me te afte se ky,ky vetem nje gje di te shantazhoj me pergjimet si i ndjeri Dritan Prifti .Haha se harrova te gjithe deputetet e mazhorances nuk e duan i falenderoj qe me dhane te drejt dje. Sjeni pare gje akoma.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Opozita kërkon komision hetimor për Belinda Ballukun lidhur me Porto Romanon, kundërshton PS! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, nuk ka kohë

Opozita kërkon komision hetimor për Belinda Ballukun lidhur me Porto Romanon, kundërshton PS! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, nuk ka kohë