MALLAKASTËR-Një 21-vjeçar në Mallakstër është arrestuar pasi gjatë natës vodhi një banesë.
 
Emiljano Milaj ka hyrë gjatë natës në banesën e shtetasit A.R, 44 vjeç, banues në fshatin Fratar, Mallakastër dhe ka vjedhur një gjenerator, një fikse zjarri, një makinë akulli, një bateri automjeti dhe disa sende të tjera të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
 
Gjithashtu Milaj dyshohet se është autori i vjedhjeve të disa banesave të tjera në Mallakastër, për të cilat policia po punon për dokumentimin ligjor.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vjedhje" parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com