“Mamaja i dërgonte letra adhurimi”, Denisa Gjezo: Të këndosh këngët e Ema Qazimit… (VIDEO)

Denisa Gjezo është një nga këngëtaret më të mira shqiptare të muzikës popullore dhe i ka qëndruar fanatike të kënduarit live. Me mbi 15 vite në skenë, këngëtarja është shquar gjithnjë për modestinë dhe thjeshtësinë, karakteristika këto, që e plotësojnë siluetën e një artisteje të vërtetë si Denisa Gjezo.

E ftuar në “Rreze Dielli” ajo ka rrëfyer eksperiencën e saj në Festivalin e 11-të të Këngës në Bunk’Art1, një projekt ambicioz që risolli këngët e Festivalit famëkeq të 47 viteve më parë.

 

Për të, të këndonte këngën e Ema Qazimit ishte një emocion I veçantë, dhe kjo jo vetëm për faktin se Ema Qazimi qe një artiste e rrallë, por edhe për faktin që mamaja e Denisës shpesh I dërgonte letra adhurimi këngëtares.

Ishte një eksperiencë e veçantë dhe kënaqësi të këndoja këngët e Ema Qazimit, ishte idhull për shumë persona, ndër ta dhe për mamanë time, e cila e adhuronte, i dërgonte letra adhurimi. Kam kënduar edhe një herë tjetër këngët e Ema Qazimit, nuk e di pse më ngjisin këngët e saj. Ka qenë e dhimbshme kur dëgjoje historitë e njerëzve që ishin të ftuar aty. Në fillim, regjistrimet me cilësi të dobët mu dukën shumë të vështira, por nuk e di sesi e realizova aq mirë. Kur dola në skenë, dhashë 100% tim.”, shprehet këngëtarja.

Vetë Denisa ka qenë një herë pjesë e Festivalit të Fundvitit para disa vitesh me një baladë.

D.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion