Muzika rep vjen kësaj radhe si një mini revoltë që mamaja shtëpiake ka për rutinën dhe çrregullimin total që ka në shtëpi me tre fëmijët e saj. Kënga nën ritmet rep e kënduar prej saj po bën një boom klikimesh në web, pasi shumë nëna gjejnë historinë e tyre aty.
Ajo nëpërmjet vargjeve bën një krahasim të kohës kur ajo ishte e lirë dhe si është tani që ka tre fëmijë të cilët kthejnë çdo gjë përmbys. Ajo duhet të jetë e kujdesshme dhe gjithpërfshirëse në gjithçka që ata shkatërrojnë.
Kënga vjen e financuar nga Fiat, si një mënyrë e mirë marketingu për makinën, duke përzgjedhur si target grup gjithë nënat. Klipi ka arritur rekord klikimesh online duke i bërë kështu publicitet të mirë modelit të ri të makinës FIAT, ku është xhiruar një pjesë e klipit.
Ka shumë polemika se cila është lidhja mes këngës dhe reklamës së Fiat-it, megjithatë është cilësuar si një reklamë e goditur.
/Shqiptarja.com