Zbulohen në një magazinë në qytetin e Mamurrasit 1450 kg kanabis. Report Tv mëson se droga në proces tharje u gjet në një magazinë të krijuar në godinën e ish-ndërmarrjes së grumbullimit.
 
Policia gjatë aksionit në Kurbin ka arrestuar 6 persona, në kërkim u shpall personi qe kishte marre me qira magazinën, ndërsa procedohen penalisht në gjendje të lirë edhe 2 elektricistë.
 
Të arrestuarit janë; Gentian Pepmarku 20 vjeç, Artan Sallaku 35 vjeç, Kejvin Tuga 18 vjeç, Edmir Diva 28 vjeç, Osman Morina 67 vjeç dhe Gjelosh Vuksani 53 vjeç, të gjithë banues në Mamurras.
 
Magazina ku ishte fshehur kanabisi ishte në pronësi të Gjelosh Vuksanit, ndërsa ishte marrë me qira nga shtetasi L.M. 34 vjeç i cili është shpallur në kërkim.
 
Gjatë aksionit u sekuestruan 1 pushkë, 1 granatë dore, 1 automatik, fishekë, ventilatorë për përpunim droge, dylbi, kamera vëzhgimi si dhe mjete të tjera elektronike në funksion të procesit të tharjes së bimëve narkotike.

ta arrestuarit mamurras
ta arrestuarit mamurras
(Të arrestuarit gjatë aksionit të Policisë në Kurbin)

Po në lidhje me këtë ngjarje janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe dy elektricistë B.M. 51 vjeç, banues në Mamurras dhe Xh.D. 53 vjeç, banues në Mamurras pasi në magazinën e gjetur është konstatuar e instaluar energji elektrike dhe nga verifikimet ka rezultuar se ishte lidhje e paligjshme, ndërsa dy elektricistët, sipas policisë nuk kanë bërë verifikimet e duhura.
 
Aksioni i policisë vazhdon dhe në terren janë 250 forca policie që po bëjnë kontrollin e zonës.