Man. United mbyll gjithçka për mbrojtësin anglez, derdh 50 mln paund në arkat e Aston Villa-s

Man. United mbyll gjithçka për mbrojtësin anglez, derdh 50 mln paund në arkat e Aston Villa-s

Aron Wan-Bissaka

Manchester United thuajse ka mbyllur gjithçka për transferimin e dytë në këtë merkato vere. ‘Djajtë’ kanë arritur marrëveshje në bazë të 50 mln paundëve me klubin e Aston Villa-s për mbrojtësin e djathtë Aron Wan-Bissaka.

21-vjeçari thuhet se ka udhëtuar drejt Manchester-it për vizitat mjekësore dhe shumë shpejt do të hidhet e zeza mbi të bardhë. United do të pagujë 45 mln paund në mënyrë direkte, ndërsa 5 mln të tjera do të jenë në formë bonusesh.

Dy klubet kanë mbyllur gjithçka edhe për Zaha i cili do të kalojë në drejtim të kundërtët. Për talentin e akademisë United ka mbajtur 25% të kartonit në rast shitje. Sa i takon përfitimeve personale Bissaka do të përfitojë 80 mijë paund në javë, 8 herë më shumë se ç’përfitonte aktualisht te Aston Villa.

Anglezi është blerja e dytë për United pasi më herët ‘djajtë’ e Solskjaer kanë firmosur me Daniel James nga Swansea.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 666777: 26/06/2019 14:17

    Mbrojtesi i Crystal Palace jo i Aston Villes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleancës

Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleancës