Manastiret e Luginës së Drinos, pjesë e ‘World Monuments Watch 2025’, ambasada amerikane në Tiranë: U zgjodh mes 200 nominimesh

Manastiret e Luginës së Drinos, pjesë e ‘World Monuments Watch 2025’, ambasada amerikane në Tiranë: U zgjodh mes 200 nominimesh

Manastiret e Luginës Drino

Manastiret e Luginës së Drinosit janë bërë pjesë e “World Monuments Watch 2025”.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasada amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale ku thekson se është krenare për mbështetjen që i ofron këtyre manastireve të lashta përmes Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore.

“Urime Shqipëri! Manastiret e Luginës së Drinos janë përzgjedhur për World Monuments Watch 2025, të zgjedhur nga 200 nominime si një nga 25 sitet që përballen me sfidat e trashëgimisë kulturore. Kjo njohje thekson rëndësinë globale të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë.

Ambasada e SHBA është krenare që i mbështet këto manastire të lashta përmes Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore, duke ndihmuar në mbrojtjen dhe rigjallërimin e tyre për brezat e ardhshëm dhe komunitetet lokale”, thuhet në postimin e publikuar në Facebook.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Bulqizë, shoferi humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit

Aksident në Bulqizë, shoferi humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit