Manastirliu:  Analiza falas për depistimin e kancerit të qafës së mitrës

Manastirliu:  Analiza falas për depistimin e kancerit të qafës së mitrës

Manastirliu gjatë fjalës në Kuvend

TIRANË- “Nis të zbatohet programi kombëtar për depistimin e kancerit të qafës së mitrës, me ofrimin e analizën falas për gratë e grupmoshës 40-49 vjeç, pranë qendrave shëndetësore në vend”. Deklarata u bë nga Ministrja Manastirliu, gjatë fjalës së saj në Kuvend.
Manastirliu theksoi se, ky program kombëtar, i miratuar nga Këshilli I Ministrave, është i rëndësishëm për parandalimin e një sëmundje vdekjeprurëse për gratë, siç është kanceri i qafës së mitrës. 
Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Manastirliu u ndal edhe tek paketat shëndetësore falas, ku veçoi paketën më të re, atë të lenteve të syrit falas.
“Ju kursejmë qytetarëve shqiptarë, kryesisht të moshuarve, rreth 1.5 milion euro, me ofrimin falas të paketës së kataraktit, apo lenteve falas, nga e cila përfitojnë rreth 2200 qytetarë në vit”, tha Manastirliu.
Janë 8100 qytetarë që përfitojnë çdo vit nga paketat shëndetësore falas për kardiologjinë, kardiokirurgjinë, nefrologjinë, etj, në shërbimin publik dhe privat.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale theksoi gjatë fjalës së saj në Kuvend, se, me reformat e ndërmarra nga qeveria, janë 6 programe të mbrojtjes sociale, duke filluar nga programet në cash e deri te shërbimet sociale në territor, që sigurojnë një mbrojtje më të mirë për qytetarët në nevojë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja