Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar qendrën e re shëndetësore në Vaqarr, ku sapo ka përfunduar rikonstruksioni i plotë, në kuadër të programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.
Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se, megjithë situatën e vështirë të epidemisë, nuk është ndalur për asnjë moment programi kombëtar i rimëkëmbjes së qendrave shëndetësore nga veriu në jug dhe programet e shëndetit publik, pranë mjekut të familjes, duke filluar me vaksinimin kundër gripit.
“I morëm masat në kohë, në fund të shtatorit filloi ky program dhe po vijon vaksinimi kundër gripit, i cili është falas për të gjithë grupet e riskuara. Janë 368 mijë vaksina ose 4 herë më shumë se viti i kaluar që i siguruam falas për qytetarët. Aktualisht janë rreth 200 mijë vaksina që janë kryer dhe po vijojnë të aplikohen gjatë këtij muaji dhe vaksinat e tjera, të cilat janë në të gjithë zinxhirin ftohës kudo në qendrat shëndetësore dhe ambulancat në të gjithë vendin. Jo vetëm që po bëhen vaksinat e gripit në qendrat shëndetësore por jemi duke i aplikuar gjithashtu edhe në komunitet, edhe në vendin e punës, si për edukatoret e kopshteve dhe çerdheve dhe për arsimtarët”, bëri me dije Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë e konsideroi vaksinimin masiv kundër gripit, si një ushtrim të mirë përgatitor, në pritje të vaksinës anti-COVID.
“Së bashku jemi duke punuar çdo ditë, jo vetëm përsa i përket programit të vaksinimit që është shumë i rëndësishëm edhe si një ushtrim i cili paraprin edhe vaksinimit kundër COVID-it, për të cilin jemi duke punuar fort, në mënyrë që ta kemi sa më shpejt vaksinën e sigurt të disponueshme në vendin tonë”, tha Manastirliu.
Me programin e rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, mbi 1 milion banorë kanë përfituar deri tani shërbim shëndetësor në kushte dhe standarde bashkëkohore, në shërbimin që marrin pranë mjekut të familjes, duket filluar nga vaksinimi e deri tek ndjekja e të sëmurëve kronike.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.4%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 10097
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor 2024, 11:59
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor 2024, 13:17
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor 2024, 17:31
-
Fier/ Manastirliu takim me drejtuesit e shkollave: Pezullim deri në zbardhjen e ngjarjes të drejtuesve dhe oficerit të sigurisë të shkollës në Cakran
13 Dhjetor 2024, 19:37
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot
12 Dhjetor 2024, 11:08
-
Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! PDIU shpëton PS, votohen projektligjet
12 Dhjetor 2024, 07:50
-
'Vrasja e Martinit u përdor politikisht', Rama në Fier: Institut për fëmijët në krime! Brenda dhjetorit kamera në klasa! Kontroll për çdo gjë metalike
30 Nëntor 2024, 13:07
-
Fier/ Rama dhe Manastirliu me prindërit tek shkolla 'Janaq Kilica' për kufizimin e TikTok dhe Snapchat! Ministrja: Këto platforma sfidojnë mësuesit dhe ndikojnë tek shëndeti mendor
30 Nëntor 2024, 12:05
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor 2024, 15:34
-
Protestë për vrasjen e Martinit para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e ministres! I pranishëm babai e gjyshi i 14-vjeçarit: Drejtësi deri në fund
25 Nëntor 2024, 17:07
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor 2024, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor 2024, 10:09