Manastirliu inspektim të befasishëm në Paskuqan: Do të lehtësojmë procedurën për barnat me rimbursim

Manastirliu inspektim të befasishëm në Paskuqan: Do të lehtësojmë procedurën për barnat me rimbursim

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale zhvilloi një vizitë të befasishme në Poliklinikën e Specialiteteve nr. 4 në Paskuqan, ku dëgjoi ankesat e qytetarëve për organizimin e shërbimit dhe rradhët e pritjes për shërbimin e specializuar.

“Do të marrim masa të menjëherëshme për riorganizimin e shërbimit në këtë poliklinikë specialitetesh, sepse përderisa kemi një sistem përcaktimi të fashës orare, nuk ka arsye pse qytetarët të presin në radhë të gjata”, ju përgjigj Manastirliu interesimit të qytetarëve.

Ministrja Manastirliu lajmëroi edhe fillimin e procesit të lehtësimit të procedurave për barnat e rimbursueshme. “Për sëmundjet kronike do të lehtësojmë qytetarët nga detyrimi për t’u paraqitur pranë mjekut të familjes çdo muaj ose çdo dy muaj. Paraqitja te mjeku i familjes do të bëhet çdo 4-6 muaj për rimbursimin dhe vetëm nëse do të jetë e nevojshme për qytetarët mund t’a kryejnë vizitën në çdo kohë”, tha Manastirliu gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në Poliklinikën e Specialiteteve në Paskuqan.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave