Manastirliu: Mbërrijnë sot 8190 doza të vaksinës Pfizer

Manastirliu: Mbërrijnë sot 8190 doza të vaksinës Pfizer

Foto nga procesi i vaksinimit

Ditën e sotme pritet të mbërrijnë në vend 8190 doza të vaksinës Pfizer. Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruan se në total, deri më tani kanë mbërritur 711,740 doza vaksine.

"Vaksinimi nuk ndalet në çdo cep të vendit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Sot mbërrijnë edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer, teksa janë 711,740 doza vaksine të mbërritura në vend", shkruan Manastirliu.

Numri i personave të vaksinuar  ka shkuar mbi 400 mijë dhe duket se vendi është në këtë mënyrë drejt arritjes së objektivit të deklaruar nga qeveria për vaksinimin e gjysmë milioni shqiptarëve deri në fund të muajit maj.

Ndërkohë që ka përfunduar vaksinimi për disa prej kategorive të punonjësve të shërbimeve kritike, si bluzat e bardha, arsimtarët, uniformat blu e punonjësit e medias. Vijon vaksinimi për qytetarët +60 vjeç, punonjësit e shërbimeve hoteliere dhe punonjësit e fasonerive. Në vaksinimin e kësaj kategorie prioritet kanë më të moshuarit dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese.

Vaksinimi masiv në vend ka nisur që prej 28 marsit, ndërsa po përdoren katër lloje vaksinash, Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik V. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë