'Nuk ndalemi', Manastirliu: Sot 16.617 të vaskinuar! Më shumë se 155 mijë vaksinime anti-COVID në të gjithë vendin

'Nuk ndalemi', Manastirliu: Sot 16.617 të vaskinuar! Më shumë se 155 mijë vaksinime anti-COVID në të gjithë vendin

Ogerta Manastirliu

Ditën e sotme janë kryer 16.617 vaksinime anti-COVID. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila njofton po ashtu se në total janë kryer 155.463 vaksinime në të gjithë vendin. Manastirliu thekson se nuk do të ndalen me fushatën, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar.

’16.617 vaksinime janë kryer ditën e sotme. Nuk do të ndalemi me fushatën #ShqipëriaBuzëqesh, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar. Më shumë se 155 mijë vaksinime anticovid!’- njofton Manastirliu.

Shifrat për vaksinimet anti-COVID ditën e sotme

Kujtojmë se kreu i qeverisë Edi Rama nga Golemi, tha se në qershor do ketë përfunduar vaksinimi i punonjësve të hoteleve dhe kjo sipas tij do të ndihmojë në lehtësimin e kufizimeve të sezonit turistik.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 6 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në vendin tonë dhe 349 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Dritëhijet e amnistisë! Vonesa prej magjistratëve dhe mungesa e listës zyrtare nga burgjet, ILD nis verifikimet

Dritëhijet e amnistisë! Vonesa prej magjistratëve dhe mungesa e listës zyrtare nga burgjet, ILD nis verifikimet