TIRANË- 79 mjekë të rinj janë punësuar sot në sistemin shëndetësor publik, përmes portalit "Mjekë për Shqipërinë". Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka pritur në një takim mjekët e sapopunësuar, ku theksoi se nuk do të ketë më kthim mbrapa për punësimin e profesionistëve të shëndetit me meritë dhe transparencë.
"Të gjithë vendet janë të prekura nga fenomeni i lëvizjes së lirë të mjekëve, edhe vendi ynë është i prekur nga ky fenomen. Por e vërteta është që profesionistët e shëndetit vijojnë të punësohen në sistemin shëndetësor. Dhe po punësohen me meritë. Vetëm për muajin Janar dhe Shkurt janë më shumë se 140 mjekë të punësuar në spitale dhe qendra shëndetësore", tha Manastirliu në takimin me mjekët.
Siç njofton zyra e shtypit, Ministrja e Shëndetësisë tha se mjekët e rinj janë dëshmitarë të ndryshimeve në shëndetësi sa i takon kushteve të punës, pasi investimet nga veri në jug nuk kanë munguar, duke shtuar se mbështetja e qeverisë për mjekët do të vazhdojë.
"Ju do të jeni nga nesër dëshmitarë të ndryshimeve në shëndetësi sa i takon kushteve të punës. Vetëm këto dy vite Poliklinika e Vlorës, Poliklinika e Lushnjes, 180 qendra shëndetësore që janë rindërtuar me standarded më të larta janë sot realitet i prekshëm. Do të vijojmë me programin e rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, siç po vijojmë me investimet për maternitetet e Lezhës, Kukësit, Beratit, materniteti “Mbretëresha Geraldinë” e deri te spitali i ri i sëmundjeve të brendshme në QSUT”, u shpreh Manastirliu.
Portali ”Mjekë Për Shqipërinë” është një portal që nuk hapet me faza, por do të jetë gjatë gjithë kohës i hapur për të plotësuar vendet e lira të punës me mjekë familje apo mjekë specialistë. Secili mjek i cili është i diplomuar dhe i licensuar mundet që të aplikojë përgjatë gjithë vitit në pozicione të cilat janë të shpallura apo do të shpallen rishtazi në mënyrë të vazhdueshme nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ndërsa procedurat ndiqen nga Operatori i Kujdesit Shëndetësor.
Vetëm gjatë vitit 2019 janë punësuar 316 mjekë në sistemin shëndetësor publik
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72%
-
Jo
20.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3444
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot
12 Dhjetor, 11:08
-
Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! PDIU shpëton PS, votohen projektligjet
12 Dhjetor, 07:50
-
'Vrasja e Martinit u përdor politikisht', Rama në Fier: Institut për fëmijët në krime! Brenda dhjetorit kamera në klasa! Kontroll për çdo gjë metalike
30 Nëntor, 13:07
-
Fier/ Rama dhe Manastirliu me prindërit tek shkolla 'Janaq Kilica' për kufizimin e TikTok dhe Snapchat! Ministrja: Këto platforma sfidojnë mësuesit dhe ndikojnë tek shëndeti mendor
30 Nëntor, 12:05
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor, 15:34
-
Protestë për vrasjen e Martinit para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e ministres! I pranishëm babai e gjyshi i 14-vjeçarit: Drejtësi deri në fund
25 Nëntor, 17:07
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor, 10:09
-
Kuvendi Kombëtar i Gjuhës, Emil Lafe: Duhet mbrojtje ligjore! Nesër publikohet drafti për Fjalorin e madh të Shqipes
21 Nëntor, 12:03
-
Vrasja e 14-vjeçarit, tensione në Kuvend/ Bardhi sulmon Manastirliun: Ja kanë shtruar muhabetit të treja si plakat, ajo është vrasëse! Dogjani: Ngrihuni t’i largojmë këta horra!
19 Nëntor, 18:10
-
‘Dy vite mësim me turne, fëmijët vijnë në shtëpi natën!’ Protesta në Golem të Lushnjes nxjerr në pah propagandën për ‘rilindjen e shkollës’
19 Nëntor, 08:38
-
Vrasja e 14-vjeçarit bëhet ‘mollë sherri’ në Kuvend/ Zhupa: Ministrja e Arsimit të japë dorëheqjen me turp, përgjegjës dhe ai i Brendshëm! Manastirliu: Të mos promovojmë gjuhën e urrejtjes
18 Nëntor, 15:21