Qendra shëndetësore e Gostimës në bashkinë e Cërrikut është një prej qendrave më të mëdha në qarkun e Elbasanit që po rindërtohet.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Taulant Balla inspektuan punimet për rindërtimin e qendrës shëndetësore të Gostimës.

Kjo qendër shëndetësore ishte vërtet në kushte të degraduara dhe ndërhyrja ishte e domosdoshme, ndaj jam shumë e kënaqur që më shumë se 12 mijë banorët e kësaj zone, shumë shpejt do ta marrin shërbimin shëndetësor në kushte dhe standard bashkëkohore”, tha Ministrja Manastirliu.

Qendra shëndetësore në Gostimë është pjesë e programit të 300 qendrave shëndetësore.

Sipas ministres, do të transformohet  porta e parë e kujdesit shëndetësor, që është mjeku i familjes dhe me  rindërtimin e 100 qendrave shëndetësore këtë vit do të vijohet me 120 qendra të tjera vitin e ardhshëm.

Balla është shprehur: “Po ecim shumë mirë me programin e rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore. Besoj se sipas fjalës së dhënë, brenda mandatit do të rehabilitohen të gjithë qendrat e mëdha të qarkut të Elbasanit”.

Në bashkinë e Cërrikut këtë vit përveç rikonstruksionit të qendrës shëndetësore Gostinë është duke u rikonstruktuar edhe ambulanca në fshatin Qyrkan. Ndërsa në qarkun e Elbasanit janë 16 qendra shëndetësore dhe ambulanca që janë përfshirë në Programin Kombëtar të Rehabilitimit të qendrave shëndetësore në këto dy vite nga të cilat 7 kanë përfunduar në vitin 2018 dhe 9 përfundojnë brenda këtij viti.

 Në të gjithë vendin ka përfunduar rehabilitimi i 80 qendrave shëndetësore dhe janë në proces 100 qendra të tjera dhe pika ambulancash, nga veriu në jug.