“Qeveria shqiptare është e angazhuar për rritjen e aksesit në shërbime, duke filluar nga shërbimet shëndetësore, arsimin gjithëpërfshirës, mbështetjen për strehim, pa lënë mënjanë promovimin e dialogut ndërkulturor, si mënyra më e mirë për të kontribuar në integrimin e komunitetit rom”.
Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë ekspozitës së artistit Sead Kazanxhi “1000 vjet histori Rome”- në Ditën Ndërkombëtare të Romëve.
Gjatë aktivitetit - ku merrnin pjesë Ministret Manastirliu dhe Margariti, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, z. Soreca, përfaqësuesja e përhershme e UNDP, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, etj – u vu theksi te rëndësia e ruajtjes së vlerave kulturore të komunitetit Rom dhe integrimi i tyre, si pjesë e pandarë e agjendës europiane të Shqipërisë drejt Bashkimin Europian.
“Djemtë si Seadi, janë kontributorët dhe advokuesit më të mëdhenj të të drejtave të komunitetit Rom. Sot përmes veprave të kuruara të artit, përshkrojmë 1000 vjet të historisë, kulturës dhe lëvizjes politike të Romëve. Vepra të tilla përcjellin vlera të mëdha të mishëruara tek Romët dhe kontribuojnë në eleminimin e stereotipeve dhe në promovimin e dialogut ndërkulturor” -, tha Manastirliu.
Duke theksuar angazhimin e Qeverisë shqiptare për respektimin e të drejtave të komuniteteve, si të drejta të njeriut, Manastirliu u shpreh se pjesë e rëndësishme e këtyre politikave është edhe Plani Kombëtar i Veprimit për Integrimin e Romëve dhe Egjiptianëve 2016-2020, për të përmirësuar kushtet e jetesës, aksesin në shërbime për komunitetin Rom, si edhe integrimin e tyre në shoqëri.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.6%
-
I keq
21.9%
-
As i mirë as i keq
33.5%
Vota total: 1266
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor, 13:17
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor, 17:31
-
Fier/ Manastirliu takim me drejtuesit e shkollave: Pezullim deri në zbardhjen e ngjarjes të drejtuesve dhe oficerit të sigurisë të shkollës në Cakran
13 Dhjetor, 19:37
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot
12 Dhjetor, 11:08
-
Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! PDIU shpëton PS, votohen projektligjet
12 Dhjetor, 07:50
-
'Vrasja e Martinit u përdor politikisht', Rama në Fier: Institut për fëmijët në krime! Brenda dhjetorit kamera në klasa! Kontroll për çdo gjë metalike
30 Nëntor, 13:07
-
Fier/ Rama dhe Manastirliu me prindërit tek shkolla 'Janaq Kilica' për kufizimin e TikTok dhe Snapchat! Ministrja: Këto platforma sfidojnë mësuesit dhe ndikojnë tek shëndeti mendor
30 Nëntor, 12:05
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor, 15:34
-
Protestë për vrasjen e Martinit para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e ministres! I pranishëm babai e gjyshi i 14-vjeçarit: Drejtësi deri në fund
25 Nëntor, 17:07
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor, 10:09
-
Kuvendi Kombëtar i Gjuhës, Emil Lafe: Duhet mbrojtje ligjore! Nesër publikohet drafti për Fjalorin e madh të Shqipes
21 Nëntor, 12:03