Shefja e Spitalit Infektiv Najada Çomo i ka bërë të gjithëve thirrje që të qëndrojnë në shtëpi.

Ministrja Manastirliu ka bërë publik mesazhin e saj në profilin personal.

Përshëndetje në këtë orë të vonë, në shërbim të pacinetëve aty ku është numri më I lartë I të infektuarve nga COVID-I, dua t’ju jap një informacion të shkurtër lidhur me situatën.

Natyrisht kemi forma mjaft të rënduara, forma të mesme dhe shtim të pacintëve në shërbim, lajm optimist është edhe numri i personave të shëruar nga shërbimi.I gjithë shërbimi mjekë, infermierë, kryeinfermierë, sanitarë, imazheristë janë të gjithë në krye të detyrës 14 orë në 24. Por duhet të rris sensibilizimin e popullatës.

Kur me duhet të lëviz në Tiranë për të ardhur shikoj njerëz në rrugë, është e tmerrshme që ata nuk e dinë se c bëhet tek Infektivi.

Të dashur njerëz qëndroni brenda sepse është gjëja më e vogël që mund të bëni për familjarët tuaj dhe shokët tuaj.

U bëj thirrje atyre që kanë të sëmurë në familje dhe pensionistë që të qëndrojnë kategorishisht në shtëpi sepse janë grupi më I rrezikuar dhe për të ndaluar situatën që të rëndohet nga COVID-i.

Ne jemi gjithmonë për juve, Por juve qëndroni në shtëpi”, ka thënë Como.