Task Forca, struktura e re që do të ngrihet për COVID-19, do të jetë përgjegjëse për kontrollin dhe monitorimin e respektimit të masave nga bizneset. lajmin e ka bërë të ditur, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiliu në një deklaratë për media.
“Çdo biznes i hapur dhe që do të hapet në vijim do të ketë detyrim ligjor zbatimin e protokolleve për sigurinë e punonjësve dhe qytetarëve, ndryshe, do të penalizohet nga struktura e re e Task-Forcës ndërinstitucionale që po ngrihet për garantimin e zbatimit të rregullave të reja. Vendimmarrja për hapjen graduale do të bazohet në planin e Komitetit Teknik të Ekspertëve. Bizneset kanë përgjegjësi ligjore dhe morale për të zbatuar me përpikmëri masat për kushtet e punës të përshtatshme, masat higjieno-sanitare, dezinfektimin e ambienteve, distancimin fizik të punonjësve dhe klientëve, sipas protokolleve te miratuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, bazuar ne nivelet e rrezikut të bizneseve. Për bizneset ku rreziku i përhapjes së infeksionit është më i lartë, do të vendosen monitorues nga Ministria e Shëndetësisë. Bizneset do të penalizohen nëse nuk do ti kenë këto dokumente bazë dhe nëse nuk zbatojnë protokollet përkatëse”, tha Manastirliu.
Lajmi kryesor:
Ngrihet Task Forca për COVID-19/ Manastirliu: Mbi 100 vatra aktive në Shqipëri, nga java tjetër 2 orë e 30 min kohë për pazare! (VIDEO)










