Manastirliu te ‘Zyber Hallulli’: 201 fëmijë të institucioneve të përkujdesit, gati për shkollë

TIRANË- 201 fëmijë të institucioneve të përkujdesit social, i drejtohen nesër bankave të shkollës. Në përgatitjet e fundit para nisjes së vitit të ri shkollor, nxënësit e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” u vizituan nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Jemi këtu me fëmijët e Zyber Hallullit, 9 prej të cilëve shkojnë për herë të parë në shkollë. E gjithë vëmendja jonë është tek fëmijët, tek mirëarsimi dhe edukimi, pasi investimi në arsim bën diferencën në shoqëritë e zhvilluara.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu

Gjithçka është gati për të nisur vitin e ri shkollor jo vetëm për 37 fëmijët e “Zyber Hallullit”, por për të gjithë fëmijët e institucioneve të përkujdesit, edhe për fëmijët me aftësi ndryshe, për të cilët këtë vit Ministria e Arsimit ka vënë në dispozicion 700 mësues specialë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu me nxënësit e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli

Një vëmendje të posacme, me ekipin e edukatoreve dhe kujdestareve, po I kushtojmë përgatitjes së fëmijëve me aftësi ndryshe në qendrat tona të përkujdesit, 25 prej të cilëve do të ndjekin shkollat speciale këtë vit, por ka edhe fëmijë që do të shkojnë në shkollat e zakonshme, ndaj vendimi I qeverisë për dyfishimin e mësuesve specialë në shkolla, padyshim do i shërbeje integrimit më të mirë të këtyre fëmijëve.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë