Manastriliu inspektime në Pezë: Shërbimet shëndetësore, tashmë pa burokraci për qytetarët

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar Qendrën Shëndetësore Pezë e Madhe.

Në fjalën e saj, Manastirliu është shprehur se kushtet e infrastrukturës dhe po ofrohen pa burokraci për qytetarët, me përdorimin e recetës elektronike.

Sjellim jo vetëm kushte më të mira të infrastrukturës por edhe shërbime të integruara, duke filluar nga kontrolli mjekësor bazë, duke vijuar me konsultorin e nënës dhe fëmijës dhe të gjitha shërbimet bazë, të cilat do të ofrohen pa burokraci për qytetarët, me përdorimin e recetës elektronike, tashmë nga çdo mjek familje, në çdo qendër shëndetësore në vend.

Ogerta Manastirliu, ministre

Ministrja e Shëndetësisë u ndal edhe tek sistemi i meritokracisë, i vendosur me portalin “Infermierë për Shqipërinë”.

Në sistemin shëndetësor publik u punësuan 590 infermierë përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë” dhe 800 infermierë të tjerë janë në listën e fituesve që presin të punësohen nëpërmjet kësaj platforme, që është transparente dhe siguron që më të mirët, të jenë pjesë e sistemit tonë shëndetësor.

Ogerta Manastirliu, ministre

Rehabilitimi i 80 qendrave shëndetësore dhe ambulancave brenda vitit 2018 është pjesë e programit kombëtar të rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore në 4 vite, i cili do të transformojë kujdesin shëndetësor parësor nga veriu në jug të vendit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja