Historike/ Manchester City kampion i Premier League për herë të 4-t radhazi, titulli në Angli me 'fotofinish'! United jashtë Evropës, Klopp të fundit me Liverpool

Historike/ Manchester City kampion i Premier League për herë të 4-t radhazi, titulli në Angli me 'fotofinish'! United jashtë Evropës, Klopp të fundit me Liverpool

Manchester City

Manchester City është kampion i Premier League për herë të dhjetë në histori dhe për herë të katërt radhazi. Futbolli elitar anglez vendosi titullin në javën e fundit, atë të 38-të e cila u luajt të diel në orën 17:00. "Qytetarët" dhe Arsenali ishin në garë deri në 90 minutat e fundit, teksa me "fotofinish" në fund Man. City dhe Pep Guardiola festuan në "Etihad" pasi mposhtën 3-1 West Hamin. Nga ana tjetër, Mikel Arteta edhe këtë sezon i shkon pranë titullit, por pa mundur ta shijojë, ndalur nga miku i tij, Guardiola. 20 vite ka Arsenal që nuk merr një trofe të Premier League.

Manchester City e mbyll me 91 pikë dhe shpallet kampion për të katërtin sezon radhazi, diçka unike të cilën askush nuk e kishte arritur deri më sot. Ky është titulli i 10-të i "Qytetarëve" në PL. Pep Guardiola fitoi trofeun e 17-të si trajner i Manchester City teksa ka edhe finalen e FA Cup për të luajtur. Arsenali ishte ndjekës deri në fund, por gabimi fatal ndaj Aston Villas i kushtoi rëndë. Djemtë e Artetas e mbyllin me 89 pikë kampionatin.

Ndërkohë në raundin e fundit të Premier League kishte edhe disa lamtumira. Për Thiago Silvën kjo ishte ndeshja e fundit me Chelsean, ndërsa Jugen Klopp i dha lamtumirën Liverpoolit pas nëntë vitesh me fitoren në shtëpi, lotët dhe këngët e tifozëve.

Sipas verdikteve në PL, City shpallet kampion, teksa së bashku me ta edhe Arsenal, Liverpool dhe Aston Villa do luajnë në Champions League. Ndërkohë, Tottenham dhe Chelsea kanë një vend në Europa League dhe Conference League. Në zonën e ftohtë Luton, Burnley dhe Sheffield United janë të rrëzuar nga Premier League angleze.

Sezonin e ri në Premier League bashkohen Leicester dhe Ipswich Town, ndërsa pritet edhe fituesi i Leeds United - Southampton. Sa i takon golashënuesve, Erling Haaland i Man. City shpallet "Këpuca e Artë" me 27 gola të shënuar, duke lënë pas Cole Palmer të Chelsea me 22 gola, Isak të Newcastle me 21, Foden, Solanke e Uatkins me 19 dhe Salah me 18 gola.

Thiago Silva përshëndet tifozët

Premier League, java e fundit (38) e sezonit 2023-24:

E diel, 19 maj 2024 - 17:00

Arsenal 2-1 Everton

Brentford 2-4 Newcastle

Brighton 0-2 Manchester United

Burnley 1-2 Nottingham

Chelsea 2-1 Bournemouth

Crystal Palace 5-0 Aston Villa

Liverpool 2-0 Wolves

Luton 2- 4 Fulham

Manchester City 3-1 West Ham

Sheffield United 0-3 Tottenham

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:45
VIDEO/ Ndeshja e lamtumirës, Jurgen Klopp këngë për trajnerin e ri të Liverpool


Jurgen Klopp drejtoi sot për herë të fundit Liverpoolin, teksa të kuqtë fituan 2-0 në shtëpi kundër Ëolves për raundin e 38-të dhe të fundit të Premier Leagues për këtë sezon.

Pas nëntë vitesh trajneri do largohet nga "The Reds", teksa përshëndetja me tifozët ka qenë emocionuese. Veç saj, gjermani ka "zbuluar" edhe trajnerin e ri të të kuqve.

Holandezi Arne Slot do drejtojë Liverpool, teksa Klopp ka kënduar në kor emrin e tij para tifozëve. Ish-trajneri i Feyernoord e kishte konfirmuar më herët kalimin në "Anfield Road".

 

Ora 19:23
VIDEO/ Shkruan historinë në Angli, tifozët e Man. Cityt 'pushtojnë' fushën pas trofeut të 4-t radhazi

Manchester City është kampion i Premier League për herë të dhjetë në histori. "Qytetarët" të drejtuar nga Pep Guardiola shkruajnë kështu historinë në Angli, pasi janë e vetmja skuadër që ia kanë dalë të fitojnë katër herë radhazi titullin kampion.

Gara sportive deri në javën e fundit me Arsenal ka bërë që tifozët në "Etihad" të futen në fushë për të festuar këtë sukses të Man. Cityt. Festë Blu në Manchester, teksa United mbetet edhe jashtë Evropës.

 

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania