Manchester United i këtij sezoni nuk po gjen qetësi. Një javë pasi mposhti Leicester, ‘djajtë e kuq’ janë rikthyer sërish të bëjnë figurë të keqe pasi janë mposhtur në Londër 2-0 nga West Ham.
Në Olympic Stadium ndeshja nisi e barabartë, por në minutën e 44 vendasit prishën ekuilibrat me Yarmolenko-n. Pas këtij episodi pritej një Manchester United më këmbëngulës, por në minutën e 84 Creswell dyfishoi shifrat me një supergol nga goditja e dënimit, duke vulosur kapitullimin e ‘djajve’ dhe njëkohësisht rezultatin përfundimtar.