1769365606_manchesterunited.jpg

Në "Emirates" kryesuesit e Arsenalit u mposhtën 2-3 me përmbysje nga Manchester United. Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për "Djajtë e Kuq", që pasi mposhtën Man. Cityn në derbi, e bëjnë edhe kundër kryesuesve të Premier League. Me Michael Carrick në stol, United duket me një tjetër fytyrë. Paçka se Arsenali kaloi në avantazh me autogolin e Lisandro Martinez, United u përgjigj me Mbeumo dhe Dorgu për të përmbysur rezultatin në 1-2. Mikel Merino barazoi përkohësisht shifrat nga zhvillimet e një këndoreje, por Mathues Cunha tre minuta para fundit shënoi golin e fitores për United duke i dhënë të tijve tri pikë që i ngjisin në pozitën e katërt të renditjes.


Lajmi kryesor:

Premier League/ Man. United përmbys 2-3 Arsenalin, rihap garën për titullin kampion në Premier League! Chelsea likuidon me tre gola Crystal Palace, tri pikë për Aston Villan e Nottingham