Manchester United pranon që Interi të paguaj me këste, por për Lukaku-n i ndajnë 23 mln euro

Manchester United pranon që Interi të paguaj me këste, por për Lukaku-n i ndajnë 23 mln euro

Te Interi tratativat për sulmuesin Romelu Lukaku kanë ngecur. Gjithsesi lajmi i mirë është që Manchester United ka pranuar që zikaltërit të paguajnë me këste dhe sipas ‘gazetta della sport’ ofertë e dytë do të jetë e përmirësuar.

Nga 60 mln euro plus bonuset drejtuesit zikaltër do të shkojnë në 70 mln, por sërish duket e vështirë pasi United është e bindur të mos heqë dorë pa 83 mln euro.

Futbollisti ndërkohë e ka shprehur hapur dëshirën dhe fakti që në ndeshjen e parë miqësore nuk u grumbullua nga United tregon shumë. Agjenti i belgut së fundmi ka deklaruar se për marrëveshjen palët duhet të nguten dhe me shumë mundësi së shpejti do të kemi të reja.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë