Mandati i Kokëdhimës, Kushtetuesja 
rrëzon Kuvendin: E shqyrtojmë ne

Mandati i Kokëdhimës, Kushtetuesja <br />rrëzon Kuvendin: E shqyrtojmë ne
TIRANË - Gjykata Kushtetuese kërkon ta shqyrtojë në themel kërkesën e Partisë Demokratike për mbarimin e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima. Në këto kushte ky institucion ka marrë vendimin i cili konstaton antikushtetueshmërinë e Kuvendit në shqyrtimin e më tej vendimin për mandatin e Koço Kokëdhimës.
 
Sipas Kushtetueses Kuvendi ka vepruar në mënyrë të paligjshme duke shqyrtuar vetë në themel dhe për të mos e dërguar në Kushtetuese çështjen e mandatit të deputetit socialist, është i paligjshëm.
 
Në konkluzionin e saj, Gjykata Kushtetuese pas shqyrtimit të kërkesës së PD për mbarimin e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, kërkon që ta shqyrtojë vetë në themel këtë çështje.
 
Sipas vendimit, Gjykata Kushtetuese është organi që sipas kushtetutës mund ta kryejë këtë veprim.
 
Në këto kushte, Kuvendit do t'i duhet të marrë vendim për ta zbatimin e vendimmarrjes së Kushtetueses, duke ia dërguar të plotë dosjen këtij institucioni.
 

Partia Demokratike ankimoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin që Kuvendi mori për të mos iu drejtuar këtij institucioni për mandatin e Kokëdhimës. Po ashtu demorkatët i kërkuan Gjykatës shqyrtimin në themel të kësaj cështje. Këshilli i Mandateve kishte vendosur që kërkesa e PD për mbarimin e mandatit të deputetit të PS është e pabazuar në ligj. PD kërkoi mbarimin e mandatit për shkak se e akuzon për konflikt interesi.
Vendimi i Gjykates Kushtetuese publikuar ne faqen zyrtare te ketij institucioni
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në përfundim të shqyrtimit të çështjes me:
 
Kërkues: Një e pesta e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë  Demokratike).
 
Subjekte të interesuara: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë 
Deputeti Koço Kokëdhima
 
Objekti:   1. Kundërshtimi i vendimit nr.48/2015 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosdërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes për konstatimin e papajtueshmërisë me detyrën e deputetit të zotit Koço Kokëdhima” dhe konstatimi i antikushtetutshmërisë së këtij vendimi. 
2. Konstatimi i papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit të deputetit për z. Koço Kokëdhima. 
3. Interpretimi i nenit 70 të Kushtetutës së Republikës së   Shqipërisë.
Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e ngritura prej subjekteve të interesuara, me vendimin e datës 11.12.2015,
 
VENDOSI:
 
- Pranimin pjesërisht të kërkesës.

- Interpretimin e nenit 70/4 të Kushtetutës si vijon: 
Në rast se Kuvendi i Shqipërisë vihet në lëvizje me mocion të kryetarit të Kuvendit ose një të dhjetës së anëtarëve të tij, në kuptim të pikës 3 të nenit 70 të Kushtetutës, ai duhet të vendosë dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila është organi i vetëm që ka kompetencën të shqyrtojë në themel çështjen dhe të vendosë mbi papajtueshmërinë e mandatit të deputetit.

- Konstatimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.48/2015 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosdërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes për konstatimin e papajtueshmërisë me detyrën e deputetit të zotit Koço Kokëdhima”.

 - Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë. 


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kush mendoni se qëndron mbrapa sulmit ndaj Top Channel?



×

Lajmi i fundit

'Polonia asnjë rast, kanë portier të mirë', Cikalleshi: Kombëtarja ka hapur një kapitull të ri

'Polonia asnjë rast, kanë portier të mirë', Cikalleshi: Kombëtarja ka hapur një kapitull të ri