Mandati i Xhaçkës në Kushtetuese/ Dy paditë e PD-së diskutohen në gjykatë më 18 Janar 2023
Ministrja Olta Xhaçka dhe grupi i Rithemelimit
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të marrë në shqyrtim në seancë plenare kërkesat e opozitës për t’i hequr mandatin e deputetes, ministres së Punëve të Jashtme, zonjës Olta Xhaçka.
Kushtetuesja ka vendosur të caktojë datën 18 janar për seancën e mandatit së deputetes
Pasi Kuvendi rrëzoi kërkesën e opozitës, Rithemelimi dhe Partia Demokratike e depozituan në Gjykatë Kushtetuese duke e cilësuar si “anti kushtetues”.
Sidoqoftë, nuk duhet të ‘harrojmë’ gafën e rëndë e bërë nga Rithemelimi.
Në kërkesën e firmosur nga 28 deputetë, u kërkua“kundërshtimi i vendimit të datës 17.11.2022 “Për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes për konstatimin e papajtueshmërisë me detyrën e deputetit të znj. Olta Xhacka” dhe konstatimin e antikushtetutshëmrisë së këtij vendimi”. Në fakt Kuvendi dje nuk ka marrë asnjë vendim të tillë. Pra, vendimi i pretenduar nga grupimi i Berishës se po kundërshtohet në Gjykatën Kushtetuese nuk ekziston.
Në krye të dokumenteve shihet se Rithemelimi e ka dërguar çështjen me 1/5 e deputetëve që do të thotë me të paktën 28 deputetë. Ndërkohë që PD zyrtare e ka dërguar me 14 dhe nuk kuptohet se pse e ka dërguar me 14, pasi për të çuar një kërkesë në Kushtetuese duhen të paktën 28 deputetë.
Kuvendi votoi me 74 vota pro, raportin e mazhorancës të Këshillit të Rregullorës, që bllokonte dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të shqyrtimit të mandatit të Olta Xhaçkës. Nuk dihet ende se si do ta interpretojë një kërkesë të tillë Gjykata Kushtetuese, por nuk përbën logjikë ligjore që të çosh një vendim të një institucioni që në rastin konkret e ka tagër Kuvendi.
PD dhe Rithemelimi kërkojnë heqjen e mandatit të Xhaçkës, pasi e akuzojnë se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
15.2%
-
Pak
13%
-
Aspak
71.7%
Vota total: 46
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndryshime në Kod për votën e diasporës, Krashi kritika: Pas 4 muajsh, u kujtuam që e kemi bërë gabim! Shehi: S’e çan dot pushtetin, ‘tasin e supës’ e kanë PS e PD
23 Janar, 22:25
-
Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet
23 Janar, 21:54
-
Berisha thërret të deleguarit e PD për Tiranën dhe u mban fjalim të gjatë për... 2 ditët e qeverisjes së Trump! Nuk harron edhe Sorosin
23 Janar, 20:06
-
Ylli Pata: Pse po i mënjanon Berisha krerët e degëve të PD?
23 Janar, 19:59
-
Basha: PL në negociata me PD për një listë, isha kundër mbylljes së tyre! Hasanaj: Berisha dhe Meta problemi kryesor! Islami: Votim si në diktaturë, s’do ketë zgjedhje
23 Janar, 18:24
-
Nisin primaret në PD/ Report Tv zbardh mesazhin dërguar kryetarëve të degëve: Dorëhiquni nëse doni të merrni pjesë
23 Janar, 15:56
-
Diaspora/ PD ‘kushtëzon’ votën për ndryshimet në kod: Pranoni të votojnë emigrantët me dokumente të huaja
23 Janar, 15:10
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Korreshi zbulon në Report Tv: Drejtuesit e qarqeve nuk do futen në primaret e PD
22 Janar, 18:22
-
PD: Peleshi zyrë patronazhimi pranë konsullatës në Selanik, e ‘maskon’ si të KQZ
22 Janar, 16:26
-
Zgjedhjet/ 'Merr jetë' pakti PS-PD, KQZ miraton aktin për listat! Partitë në garë me 186 kandidatë, 46 deputetët e parë të fiksuar
22 Janar, 16:11
-
Ervis Iljazaj: Në vend të protestave përpara qeverisë, protesta përpara SPAK-ut
21 Janar, 17:58
-
Vota e Diasporës për 11 Majin, shkon në mbi 50 mijë numri i emigrantëve që kanë aplikuar! Mbi 25 mijë të miratuara, refuzohen rreth 15 mijë
21 Janar, 17:47