Mane: Nuk votoj të dielën, kam frikë nga Andi Bushati

Mane: Nuk votoj të dielën, kam frikë nga Andi Bushati

Hyra brenda qendrës së votimit, paraqita kartën e identitetit, firmosa, më lyen gishtin e madh të dorës së djathtë me bojën fosforeshente, morra fletën e votimit dhe eca ashtu i mpirë drejt dhomës së fshehtë. Mbylla perden, mbylla edhe sytë dhe mundohesha ti jepja vetes kurajo. Djersët fillonin kullonin nga balli, rëshkisnin si lotë mbi fytyrë, gjarpëronin nëpër trup dhe ndalonin poshtë brekëve aty ku penisi dhe bolet ishin strukur të fishkura.

Kisha frikë të hapja sytë e të merrja stilolapsin sepse e dija që aty në dhomën e fshehtë kishin futur kokat dhe më vëzhgonin Andi Bushati, Andi Bejtja, Voltana Ademi, Armand Shkullaku, Mark Marku, Desada Metaj, Sonila Meço, Artur Zheji...

I lemerisur nuk hapja sikur edhe vetëm një sy sepse më e dija se të gjithë ishin aty rreth meje me molotovë, me thika, me brisqe, me doreza boksi, me pistoleta, me bajoneta. Kam rreth 10 muaj që i dëgjoj, i lexoj e i shikoj në radio, portale, televizione duke më kërcënuar të mos votoj.

-Do të të djegim!
-Do të të rrjepim!
-Do të të bërtasim!
-Do të të vrasim!

Kanë yshtur, kanë proklamuar, kanë promovuar dhunë verbale dhe fizike duke më hequr edhe të drejtën bazike të një demokracie liberale: Të votoj, të zgjedh ose të më zgjedhin. Nëpërmjet frikës ndaj meje, kërkojnë që atdheu im të ngjethet e të stacionohet si lokomotivë si lokomotivë e ndryshkur.

Djersa rrjedh lumë nga balli deri poshtë te bolet, sytë kaplohen, dilema stërzgjatet:
Të hap sytë e të votoj apo të mbetem peng i këtyre lëtyrave pa bosht profesional që çdo dy vjet lëpihen dhe zgërdhihen?
Të votoj e të qëndroj këtu në Shqipëri, apo të mos votoj e të iki në Gjermani?

Të iki në kurbet apo ta le peng Atdheun te Sala, Luli, Mona, Edi, Iliri, Petriti, Beqja, Damiani, Bushati, Sonila, Turi, Voltana, Bleona, Rozana?
Kurajoja së brendshmi zgjohet, sytë hapen, duart zbërthejnë pantallonat, heq brekët dhe brenda asaj dhome të fshehtë shfaqet penisi dhe bolet e mia kësaj here janē të fryra nga sedra e rracës dhe gjaku që qarkullon nëpër damarë. 

Fytyrat e pengmarrësve shtangen, hutohen, tërbohen dhe largohen. Penisi im si stilolaps votimesh qëndron kryeneç përballë fytyrave tē tyre. Lemerisen ata dhe nisin largohen një e nga një. Ikën Sonila Meço, ikën Zheji, Shkullaku, Marku ndërsa Bejtja është ende në dilemē.

Aty brenda te dhoma e fshehtë mbeten vetëm Andi Bushati, Voltana Ademi, Desada Metaj dhe penisi im triumfator që nuk ul kokēn aspak.
Mes vapës dëgjoj njē zë të mekur që më pëshpërit te veshi:
-Voto dhe hajde, të pres te shtëpia ime!

Ishte Andi Bushati që tradhëtoi edhe Desadën, edhe Voltanën!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant usa: 29/06/2019 17:27

    Gjithmone e verteta vret andi Bushati eshte analisti me i mire qe kemi the best Analist we have I qete i saktete flet kuptueshem Per popullin dhe pa anshmeri

    Përgjigju
  • Art: 29/06/2019 13:31

    Po Luboja nuk tu faneps

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 29/06/2019 12:34

    Dakort. A mund te respektohet mendimi ndryshe ne Shqiperi apo te quajne pervers I PD apo LSI-se

    Përgjigju
  • Olsi: 28/06/2019 21:00

    Te ka mbarsur mire Lali Eri. Po Iva dhe sufllaqexhinjte ku ishin si personazhe o Kadareja i Permetit?

    Përgjigju
  • Kometa 001: 28/06/2019 19:50

    Hahahaha, eshte shejtan ky djale!

    Përgjigju
  • njeshhhhhhhh: 28/06/2019 19:37

    ruju nga lul basha se ai eshte dhe hollandez me flok te lyme.rrespekt mane!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja