Manipulimet me shoqatat e futbollit, Duka deri më tani 23 vota të vjedhura për mandatin e gjashtë të FSHF-së

23 vota ka siguruar deri tani Armand Duka përmes manipulimit të zgjedhjeve në shoqatat rajonale të futbollit, për të garantuar mandatin e 6 në asamblenë e 2 marsit.

Gjashtë kallëzime janë bërë në prokurori për Federatën Shqiptare të Futbollit dhe presidentin Armand Duka për manipulimin e zgjedhejve, në shkelje të hapur me statutin që sanksionon se FSHF duhet të qëndrojë larg shoqatave rajonale të futbollit.

Konkretisht në Durrës Duka siguroi 3 vota nga zgjedhjet në shoqatë. Kryetar u zgjodh një ish zyrtar i paguar nga FSHF, Mikel Furxhi mbështetës i Dukës,  Agron Kërçova trajner i kombëtares U-16 dhe Fundim Dollaku që është në hetim për falsifikim firme.

2 vota të tjera Armand Duka i siguroi nga Elbasani ku përmes manipulimeve u zgjodh kryetar shoqate Ilirjan Filen dhe Xhanin Laze.

Përmes manipulimeve me numrin e anëtarëve dhe fshehjen e listave federata siguroi 6 vota nga shoqata rajonale e Tiranës, zgjedhjet e së cilës janë çuar në prokurori.

Këtyre u shtohen edhe  4 vota nga Fieri ku kryetar në shoqatë u zgjodh Ilias Haxhiraj, trajner i kombëtares U-20. Një shkelje me dy këmbë e statutit për konflikt interesi. Edhe Korça kontriboi me 2 vota për Dukën duke dalë hapur në mbështetje të tij pavarësisht se shumë anëtarë munguan në zgjedhje pasi kërkuan shtyerjen e tyre për mostransparencë. E fundit në këtë rresht të gjatë manipulimesh është Gjirokastra. Nëpërmjet falsifikimit të anëtarëve federata siguroi 3 vota të tjera duke zgjedhur të besuarit e tyre me kryetar Sadik Sadikajn.

Deri më tani, pa u zhvilluar zgjedhjet në Lezhë dhe Shkodër që do të mbahen 5 dhe 8 shkurt, federata ka siguruar 20 vota për Armand Dukën të cilit pritet ti shtohen edhe 3 votat e shoqatës së arbitrave, mjekëve sportivë dhe trajnerëve. Në total deri tani Duka siguron 23 nga 55 vota gjithsej kundër kandidatit Dritan Shakohoxha teksa ende nuk ka nisur fushata për zgjedhjet e presidentit në 2 mars.

Ne.k./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr