'Manja duartroket Bardhin, ky harroi vilat e Nokës', Haklaj: Nga amnistia përfitojnë zyrtarët e PS! Cakrani: Vendimi për vulën e PD, brenda Majit

'Manja duartroket Bardhin, ky harroi vilat e Nokës', Haklaj: Nga amnistia përfitojnë zyrtarët e PS! Cakrani: Vendimi për vulën e PD, brenda Majit

Anëtari i kryesisë së PD, Azgan Haklaj nga “Studio Live” në Report Tv ka argumentuar qëndrimin e PD zyrtare kundër amnistisë penale. Në intervistën me Arbër Hitajn ai tha se nga amnistia përfitojnë zyrtarë të PS.

“Amnistia është anti SPAK. Përfitojnë zyrtarët e PS se ata janë në burg. Pd kërkon që të mos amnistohen veprat penale që janë duke u hetuar nga SPAK. Të gjithë këta që kanë bërë korrupsion u ulet dënimi kurse ata që kanë protestuar kundër korrupsionit nuk përfitojnë. Është e turpshme. Mazhoranca ka falur njerëzit e saj nga amnistia. Marrëveshje mazhorancë-Rithemelimi. Nuk amnistohet qytetarët që kanë protestuar kundër tyre”.

Ndërsa e cilëoi amnistinë marrëveshje të PS dhe Rithemelimit, nuk i kurseu ironitë për Gaz Bardhin tashmë palë me Rithemelimin, pavarësisht se dikur nuk i ka kursyerakuzat duke nisur nga Sali Berisha e te Flamur Noka.

“Duartroket Manja Gaz Bardhin, ky i fundit ka harruar vilat e Nokës", shtoi ai.

Për avokatin e Rithemelimit Kujtim Cakrani “amnistia është një akt human dhe përfitojnë të gjithë”. Ndalur te çështja e vulës dhe logos së PD, avokati tha se Gjykata e Apelit duhet të marrë vendim brenda muajit maj.

“Gjykata duhet të kuptojë peshën që ka kjo çështje dhe duhet të nxjerrë datën urgjent. Kjo është në të mirë të demokratëve që të ndahet shapi nga sheqeri. Të ndahet dhe të mbyllet kjo histori.  Brenda majit duhet të ketë një datë. Sepse kur kthehen nga gjykata e lartë ka një shpejtësi tjetër kur kthehet nga themeli.”

Ai shpjegoi më tej dhe vendimin e Gjykatës së Lartë për të rikthyer në Apel çështjen e vulës.

“Gjykata e lartë ka thënë gjykata e apelit ka gabuar kur ka bërë palë Alibeajn ose bardhin kur ka bërë ankim atëherë. Nëse do ishte ashtu si thoni ju gjykata do prishte vendimin e apelit dhe do e rikthente sërish te shkalla e parë. Gjykata  e lartë ka thënë se Apeli ka gabuar se ka bërë palë Alibeajn. Ndërkohë që Alibeaj nuk ka qenë palë e interesuar as palë paditëse në gjykatën e shkallës së parë. Një njeri që s’ka të drejtë të bëjë anim s’ka të drejtë të jetë palë.  Gjykata e lartë e ka pranuar vendimin e Zhukrit. Ajo thotë prish vendimin e apelit. Ato nuk kanë të drejtë më të bëjnë apelim”.

PD do ta njohë vendimin e Gjykatës edhe nëse është në favor të Rithemelimit. Kështu deklaroi Haklaj.

“Ne njohim çdo vendim të drejtësisë, ftojmë dhe Rithemelimit. I kërkojmë gjykatës përshpejtimin e procesit, për ti dhënë fund asaj odiseje që po mban peng paqen e demokratëve”, tha ai.

Sa i përket kërkesës së Gazment Bardhit në Gjykatën e Tiranës për çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD, Haklaj tha se ai nuk e di në emër të cilës parti e bën këtë kërkesë.

“Kryetari i partisë çregjistohet kur zgjidhet kryetari tjetër. Gazi tani thotë i kërkoj gjykatës të çregjistrojë Bashën. Në emër të kujt e bën Gazi këtë, në emër të cilës parti?”

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë