Deputeti demokrat Gazment Bardhi, i cili nuk është i pranishëm në seancën në Kuvend ku do të vendoset fati i Ballukut, ka replikuar në rrjetet sociale me Ulsi Manjën, ndërsa ai po lexonte raportin e PS. Nardhi shkruan se Manja është në konflikt interesi me dosjen Balluku.
Ai hedh akuza kundrejt Manjës se ka ndërhyrë të Balluku për të marrë licence për përfitimin e një HEC-i në qarkun e Dibrës për një person me emrin Paulin Rajta. Ky i fundit, rezulton të ketë qenë drejtor i përgjithshëm i Burgjeve dhe i emëruar në vitin 2022 nga Manja kur mbante detyrën e ministrit të Drejtësisë.
SI.E./I.M/Shqiptarja.com“Ulsi Manja është në konflikt interesi me dosjen Balluku. Ndërhyrjet e tij për licenca në kundërshtim me ligjin janë pjesë e dosjes. Ulsi për sot një pyetje: A e njeh Paulin Rajta dhe a ke ndërhyrë tek Belinda Balluku për përfitimin e një HEC-i në qarkun Dibër?”, shkruan Bardhi.











