Nuk ka asnjë të paprekshëm. Ky ishte mesazhi qendror që dha Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani gjatë konferencës për vlerësimin e administratës, duke cilësuar se asnjë ndikim politik nuk i shpëton ata që abuzojnë.
“Unë kam disa konstatime të mijat si ministër, të cilat sigurisht e ndjej veten përgjegjës për ti çuar deri në fund si angazhime zyrtare. E them zyrtare, për të përjashtuar çdo lloj ndikimi, si të doni ju, qoftë dhe politik. E kam thënë troç dhe vazhdoj ta përsëris. Për të gjithë drejtuesit e Zyrave të regjistrimit të pasurive, as Edi Rama, as Ilir Meta nuk më kanë dhënë ndonjë mesazh apo mesazh tjetër që të mbroj askënd. Përkundrazi, kriteri i fortë dhe i rreptë do jetë ligji dhe asgjë tjetër”,-tha Manjani.
Ministri lëshoi tre apele të rëndësishme për të gjithë regjistruesit dhe punonjësit e hipotekave.
“Deri në fund të vitit për të gjithë drejtuesit e ZRPP nuk dua të dëgjojmë më asnjë aplikim të pa trajtuar që do të thotë qytetari që ka paraqitur një aplikim te ADISA apo ku do tjetër apo në zyrën e ZRPP, ZRPP ka detyrën ta trajtoje, jo ta lërë mënjanë dhe të thotë që, apo të mos thotë asgjë, në fund të vitit kjo shifër e aplikimeve të pa trajtuara e duam të jetë 0. N.q.s. është një, është i ikur nga puna automatikisht ai apo ajo drejtues vendore e ZRPP,”-tha Manjani.
Apeli i dytë ishte për dokumentet e humbura në këto institucione, duke kuptuar burg për abuzuesit.
“Nuk pranojmë më, qoftë për shaka, teorinë që na humbkan dokumentet në zyrat e shtetit. Sa për informacion mund t’ju them që kushdo qytetar apo institucion që aplikon në ZRPP, ZRPP e regjistron automatikisht në sistem elektronik, i skanon dokumentat, edhe sikur të humbi kjo copë letër është në sistemin elektronik gjithçka. Mund të kemi nevojë për dokumente shtesë, është temë tjetër po nuk është e vërtetë që dokumentet humbin në zyrën e shtetit. Kudo që dëgjohet ky argument, kushdo që e dëgjon këtë argument është i lutur ta denoncojë sepse është automatikisht i kallëzuar për ndjekje penale. Automatikisht, asnjë tolerancë në këtë pikë sepse është turpi dhe faqja e zezë që e përdor këtë argument sepse nuk ka arsye ta përdori”-tha Manjani.
Apeli i tretë qe për gjykatat por edhe për qytetarët, që të mos pranojnë vendime gjykate të pavulosura.
/Shqiptarja.com

VIDEO