Në një takim me përmbaruesit privat Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka kërkuar prej tyre ekzekutimin e kolateralëve për kreditë e këqija, ndërsa ka paralajmëruar ndjekie penale për oficerët e kredive në banka që kanë falsifikuar dokumente duke dhënë kredi për persona që se kanë merituar.

Gjithashtu, ai i'u ka thënë përmbaruesve ”Bjeruni kokës kujto që shkel ligjin” në formën e porosisë që Ministri i Drejtësisë iu ka dhënë të gjithë përmbaruesve, duke theksuar  se nuk do të tolerohet më asnjë rast i zvarritjes së ekzekutimit të vendimeve të mara nga gjyqësori.

Zbatimi i vendimeve të Gjykatës është përparësi. Do keni mbështetjen time dhe mund t’iu them bjeruni kokës kujtdo që shkel ligjin. Nëse keni zyrtarë që s’duan të zbatojnë vendimin e Gjykatës, bjeruni pasi janë njësoj me shkelësit e ligjit” tha Manjani.
 
Ylli Manjani ka lançuar edhe disa ndryshime ligjore që mund të bëhen për unifikimin e shërbimeve të përmbarimit apo edhe bashkëpunimit që duhet tëkenë institucionet me Dhomën e Përmbaruesve.

“Shërbimi duhet të ekzekutojë vendimet ashtu siç janë. Institucionet publike i ftoj të jenë bashkëpunes me ju e jo gjykues e paragjykues. Duhet të ndërhyjmë tek ligji për këtë çështje ashtu siç do të ndërhyjmë edhe për atë të kredive të këqija” vijoi Manjani.

Për të realizuar këto dy synime, Manjani tha se, duhet një dhomë e fortë e përmbaruesve, dhomë aktive e përfaqësuese.

Vetëkontroll, vetëdisiplinim, nuk dua t’i tregojmë vendin e njëri tjetrit, por duhet të pranojmë se marja e liçencës për të kryer shërbime nuk është thjeshtë një copë letër,por kjo liçencë duhet të jete aktive e funksionale” tha ai.

Duke u ndalur tek çështja e kredive të këqija, Manjani tha se Shërbimi Përmbarimor nuk është për të pastruar fytyrën e shkelësve të ligjit.

Presioni është për kreditë e këqija. Ne do e sqarojmë me ligj edhe këtë problem. Nuk shpëtojmë fytyrën e oficerëve të kredisë që kanë dhënë kredi jashtë kritereve” tha ai.

Kemi marrë një nisëm që të funksionojë shërbimi online, tha Manjani, ndaj dhe kërkoj nga Dhoma që të bashkëpunojë me Dhomen e Noterisë, Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, për të regjistruar gjithçka online që të kuptojmë sesi po i shërbejmë njerëzve.

Këto deklarata, Ministri i Drejtësisë Ylli Mnajnai i bëri gjatë një takimi me përfaqësues të përmbarimit privat.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)