Maqedoni e Veriut/ 444 raste të reja dhe 11 viktima në 24 orët e fundit, mbi 8 mijë raste aktive me COVID

Maqedoni e Veriut/ 444 raste të reja dhe 11 viktima në 24 orët e fundit, mbi 8 mijë raste aktive me COVID

Foto ilustruese

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 444 raste të tjera me koronavirus dhe 11 viktima. Krahasuar me dje, kemi 6 viktima më pak.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka arritur në 211,382, ndërsa numri i viktimave në 7,406.

467 pacientë janë shëruar nga koronavirusi gjatë këtyre 24 orëve, duke e çuar në 195,624 numrin e përgjithshëm të tyre.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut janë 8,352 raste aktive me COVID-19.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.442.544 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.938 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse zgjedhjet bëhen sot, PS merr 46% të votave në Tiranë, thellohet avantazhi ndaj opozitës, rriten partitë e reja

Sondazhi/ Nëse zgjedhjet bëhen sot, PS merr 46% të votave në Tiranë, thellohet avantazhi ndaj opozitës, rriten partitë e reja