Ministrja e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut, Vesna Janevska, paralajmëron masa ndëshkimore kundër shkollës fillore “7 marsi” në Çellopek pas raportimeve se nxënësit u veshën me uniforma të UÇK-së dhe mbajnë armë në dorë gjatë një aktiviteti shkollor.
“Jam thellësisht e zhgënjyer dhe e shqetësuar nga vendimi i drejtuesve dhe mësuesve të Shkollës “7 Marsi” në Çellopek për të organizuar, si dhe nga miratimi i prindërve të nxënësve që fëmijët e tyre të marrin pjesë në një aktivitet shkollor ku, të veshur me uniforma me simbole të grupeve të armatosura joformale nga e kaluara, parakalojnë me armë në duar. Ndërkohë, prindërit e duartrokasin gjithë këtë",- është shprehur ajo.
Sipas saj, një veprim i tillë është i papranueshëm dhe ligjërisht i dënueshëm. Janevska kritikoi ashpër drejtuesit dhe mësuesit e shkollës, si dhe prindërit që kanë miratuar pjesëmarrjen e fëmijëve në një aktivitet të tillë, duke theksuar se një shkollë duhet të promovojë vlera të vërteta njerëzore, respekt ndaj vendit dhe bashkëjetesë harmonike mes qytetarëve, dhe jo të inkurajojë militantizëm apo urrejtje.
Në postim ajo gjithashtu ka theksuar se aktivitete të ngjashme janë raportuar edhe në dy shkolla të tjera, dhe inspektorët do të veprojnë edhe në ato raste. /Alsat.mk
Tipik stil Palestinez.
PërgjigjuBravo ju qoft,mesuseve pribderve dhe nxensve.Ta mare vesh mire Mickivkesi,se nuk mund te beje me sgqiptaret si do qejfi.Ky eshte vetem fillimi
Përgjigju