Maqedoni e Veriut/ Sulmohet me armë kryetari shqiptar i komunës së Haraçinës, Rivdan Haraçina i shpëton 20 plumbave! Plagoset shoferi e nëpunësi

Maqedoni e Veriut/ Sulmohet me armë kryetari shqiptar i komunës së Haraçinës, Rivdan Haraçina i shpëton 20 plumbave! Plagoset shoferi e nëpunësi

Pamje nga vendi i ngjarjes në komunën Haraçinë

Maqedoni e Veriut - Kryetari i komunës Haraçinë në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut, shqiptari Ridvan Ibrahimi u sulmua me armë mesditën e sotme (1 prill 2024). Ministria e Brendshme informon se një person me kallashnikov ka qëlluar drejt kryetarit të komunës së Haraçinës që ka qenë së bashku me edhe disa persona të tjerë. Për pasojë janë plagosur dy bashkëpunëtorë të tij, shoferi dhe një tjetër nëpunës i komunës konkretisht Eshtref Selimi dhe Adnan Ajdini.

Vetë Haraçina i cili ishte dhe objektivi i atentatit i ka shpëtuar plumbave.  Autori ka qëlluar me 20 plumba dhe më pas ka ikur me një automjet tip ‘Golf’ në drejtimin e rrugës Haraçinë-Kumanovë.Motivet e incidentit akoma janë të paqarta.

"Sot më 01.04 2024 në orën 13:25 në stacionin policor në Shkup është denoncuar se në hyrje të Haraçinës, një person mashkull me kallashnikov ka gjuajtur ndaj kryetarit të komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi, që ka qenë së bashku me edhe disa persona të tjerë. Janë plagosur dy persona, që kanë qenë bashkë me kryetarin e komunës. Kryetari nuk është plagosur, ndërsa nuk janë të vërteta as spekulimet e publikuara në një pjesë të portaleve se është plagosur edhe një polic. SPB Shkup po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit”,informon ministria e Brendshme e Maqedonisë.

Policia po vijon hetimet në vendin e ngjarjes si dhe po punon për kapjen e autoriti cili u largua me makinë 

Jozyrtarisht, mësohet se motiv i të shtënave ka qenë mosmarrëveshja që disa persona kanë pasur me kryetarin e komunës, në lidhje me tokën për ndërtimin e stadiumit në Haraçinë, shkruan media maqedonase 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:54
Sulmi në Kumanovë/ Dëshmitarët panë autorin që qëlloi 20 plumba, Kryetari shqiptar i komunës së Kumanovës i shpëtoi atentatit

Ridvan Ibraimi ishte objektivi i sulmit të armatosur që ndodhi sot në Haraçinë thotë ministria e Brendshme.  

Dëshmitarët thonë se sulmi ka ndodhur ndërsa kryetari Ibraimi së bashku me bashkëpunëtorët e tij po kryenin inspektime në ndërtimet rrugore. Gjatë këtij aktiviteti, sipas dëshmitarëve, një person ka ndaluar automjetin, ka shtënë me kallashnikov drejt kryetarit Ibraimi, por si pasojë ka plagosur dy persona të tjerë. Personi që ka shtënë me armë sipas burimeve të alsat macedonia, është i njohur për policinë dhe më herët ka qenë i përfshirë në punë kriminale. Por nga policia nuk janë dërguar as inicialet e kryerësit të veprës. Nga atje sigurojnë se po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

Kreu i Komunës së Haraçinës në të kaluarën disa herë ishte kërcënuar me jetë, madje vitin e kaluar kishte mbyllur për disa ditë me radhe dyert e komunës për shkaqe sigurie.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Dialogu/ Petkoviç: Komisioni i Përbashkët për personat e zhdukur nis punën në janar, Kosova s'do që të hapë arkivat e UÇK

Dialogu/ Petkoviç: Komisioni i Përbashkët për personat e zhdukur nis punën në janar, Kosova s'do që të hapë arkivat e UÇK