Qytetarët në Maqedoninë e Veriut votuan më 2 nëntor në rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune në 33 komuna, përfshirë kryeqytetin, Shkupin.
Kur janë numëruar mbi 85 për qind të votave, partia në pushtet, VMRO-DPMNE, është duke kryesuar në 19 nga 33 komunat ku u mbajt balotazhi i zgjedhjeve lokale, sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
Ndër vendet ku po kryeson kjo pari është kryeqyteti Shkup, por edhe Kërçova dhe Koçani, si dhe komunat e kryeqytetit, Karposh dhe Aerodrom.
Ndërkohë, partneri i tij në qeveri, koalicionit shqiptar VLEN, kryeson në pesë komuna: Bogovinë, Brvenicë, Dibër, Dollneni dhe Tetovë.
Kandidatët nga LSDM-ja opozitare kryesojnë në Qendër të Shkupit, si dhe në Krushevë, Zërnovc dhe Makedonska Kamenicë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në vend tha se dalja në zgjedhje ishte rreth 45 për qind.
Mbi një milion qytetarë kishin të drejtë vote.
Votimet, që u hapën në orën 7:00 dhe u mbyllën me kohë në orën 19:00, u mbajtën në mënyrë paqësore pa ndonjë incident, thanë autoritetet maqedonase.
Në Qytetin e Shkupit, garuan kandidatë nga partia në pushtet VMRO-DPMNE dhe e Majta.
Një total prej 474.000 qytetarësh të Shkupit me të drejtë vote më 2 nëntor patën të drejtë të vendosin duke rrethuar numrin në fletëvotim se kush do ta pasojë kryetaren e tanishme, Danela Arsovska, një kandidate e pavarur e mbështetur më parë nga VMRO-DPMNE.
Kryetari i Kisella Vodës nga VMRO-DPMNE, Orce Gjorgievski, garoi gjithashtu për kryetar të kryeqytetit, ndërsa kundërshtari i tij ishte ish-deputeti i së majtës, Amar Meçinoviq.
Diferenca midis dy kandidatëve në rundin e parë ishte 61.000 vota. Gjorgievski fitoi 91.000 vota, ndërsa kundërshtari i tij fitoi 30.000 vota.
Në 16 komuna, votuesit zgjodhën midis kandidatëve nga VMRO-DPMNE në pushtet dhe Lidhja Social Demokratike e Maqedonisë (SDSM) në opozitë.
Këto ishin përplasjet më të shumta politike në rundin e dytë dhe do t'u japin një përgjigje kapaciteteve të LSDM-së opozitare, e cila i fitoi vetëm tri komuna në rundin e parë, krahasuar me 33 që i fitoi VMRO-DPMNE-në në pushtet. Këto janë 16 komuna në pjesët qendrore dhe lindore të vendit.
Komunat e Shkupit, Qendra dhe Karposhi, por edhe Kërçova, Tetova dhe Struga, si dhe Koçani, ishin pjesë e komunave që analistët politikë i shihnin si interesante për t’u monitoruar dhe ku votuesit e kandidatëve që nuk arritën në rundin e dytë mund të jenë vendimtarë për atë se kush fiton.
Tragjedia në Koçan, ku një zjarr në klubin e natës Puls në mars vrau 63 persona dhe plagosi më shumë se 200 të tjerë, e përqendroi vëmendjen e publikut në qytet gjatë zgjedhjeve lokale.
Në rundin e dytë, Koçani votoi për të zgjedhur midis kryetarit të përkohshëm dhe kandidatit të pavarur Venko Krstevski dhe Vlatko Grozdanov të VMRO-DPMNE. Grozdanov fitoi rreth 2.200 vota më shumë se Krstevski në rundin e parë më 19 tetor.
Në rundin e parë të këtyre zgjedhjeve 44 komuna i zgjodhën kryetarët e tyre./ REL

“Rezultatet janë tashmë të njohura, ne kemi fituar shumicën e votës popullore në mbarë vendin, apo më mitrë të thuhet të votës kombëtare në këto zgjedhje, me mbi 23 mijë vota më shumë, por nuk kemi arritur të fitojmë garën për kryetar komunash, ky është një mesazh që ne e pranojmë. Qytetarët kërkojnë që të rinovojmë mënyrën se si i përfaqësojmë këto vlera në teren. Bashkimet artificiale mund të na sjellin edhe pasoja në të ardhmen, këto u pasuan me keqpërdorime të resurseve shtetërore dhe shantazhe e presione finaciare mbi votuesit”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Komente










