Një pjesë e të burgosurve në “Idrizovë” të Maqedonisë së veriut, kanë gërmuar një tunel për arratisje.
Sipas informacioneve që përcjellin mediat vendase, tuneli ka disa muaj që është hapur, ndërsa në burg qëndrojnë të dënuar me burgim të përjetshëm ose me shumë vite burg.
Gërmimi i tunelit është i mirëorganizuar, ndërkaq disa prej të burgosurve kanë punuar me turne.
Për ngjarjen reagoi edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski i cili menjëherë shkarkoi drejtorin Shpend Tahiri dhe emëroi Zoran Jovanovskin.
Komento