LSDM-ja publikoi sot biseda të reja të përgjuara për të cilat, siç thotë lideri i kësaj partie Zoran Zajev, tregojnë kontrollin e pushtetit ndaj operatorit radiodifuziv publik, RTVM dhe televizioneve private "Kanal 5" dhe "Sitel".
"Televizioni shtetëror për të cilin të gjithë qytetarët paguajnë taksë radiodifuzive dhe sipas ligjit duhet të sigurojë njoftim objektiv dhe të paanshëm, në vend të kësaj është shndërruar edhe në një seli të pushtetit", tha Zajev.
Sipas tij bisedat zbulojnë në cilën mënyrë është kryer përzgjedhja e korrespodentëve të RTVM-së jashtë vendit, për atë sesi pushteti ka porositur tekste në televizionet private "Kanal 5" dhe "Sitel", si janë marrë shërbime për atë që është bërë, si është shpërndarë revista "Republika" nëpër institucione e tjerë.
"Publikuam bisedat telefonike të kryeministrit Nikolla Gruevski, ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, ministrit të Transportit, Mile Janakiesi, shefit të kabinetit të kryeministrit Martin Protugjer, drejtorit të DAP-it Goran Tarajnovski, pronarët e 'Kanal 5? Emil Stojmenov dhe 'Sitel'-it Goran Ivanov, drejtorit të DSK Sasho Mijallkov dhe redaktorit të 'Sitel'-it Dragan Pavloviç Latas", deklaroi Zajev.
"Presim prej sot të ndryshohet politika e mediave private 'Kanal 5? dhe 'Sitel'-it, dhe posaçërisht të shërbimit kombëtar RTVM", shtoi ai.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Zajev konfirmoi se sot ka takuar për këtë çështje edhe ish-presidentin maqedonas, Branko Cërvenkovski./ atsh/
/Shqiptarja.com