Vijojnë protestat në Maqedoni kundër gjuhës shqipe, nën organizimin e iniciativës qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”.

Organizatorët e protestave thonë se do të dalin në rrugë për të protestuar në Shkup dhe qytetet e tjera të Maqedonisë, derisa lideri i socialdemokratëve, Zoran Zaev, të refuzojë platformën shqiptare, të cilën e konsiderojnë si një dokument të hartuar në Tiranë dhe si i tillë cenon unitetin e Maqedonisë.

Ndërkaq, Zaev të premten duke prezantuar programin qeveritar u ka bërë thirrje protestuesve që të kthehen në shtëpitë e tyre, sepse janë të pavërteta spekulimet se do të dënohen qytetarët maqedonas, të cilët nuk e njohin gjuhën shqipe, aq më pak se do të imponohet miratimi i një ligj, i cili është në dëm të qytetarëve maqedonas.

Disa nga qytetarët e thanë se protestojnë kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe në tërë territorin e Maqedonisë. Protestuesit thanë se mbeten të zhgënjyer nga Zaev, i cili nuk pati guxim të shprehet kundër platformës shqiptare, daj se do të vazhdojnë me protesta.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com