Tavani i një klase të shkollës fillore “Faik Konica” në Sllupçan të Likovës është shemburr papritmas derisa po zhvillohej procesi mësimor dhe nxënësit ishin në klasë.
 
Autoritetet e shkollës kanë heshtur për incidentin, por nxënësit kanë alarmuar rastin duke theksuar se shembja e tavanit ka ndodhur në momentin kur po zhvillohej procesi mësimor dhe se pjesë të tij kanë rënë edhe mbi nxënësit, me ç’rast disa prej tyre janë lënduar.
 
Lidhur me këtë incident pritet edhe përgjigja nga autoritetet e komunës së Likovës. (INA)

shkolla

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)