TIRANË - Projekti për ambasada dhe përfaqësi të përbashkëta ka ndarë dhe pozicionuar vendet e Ballkanit edhe në planin diplomatik.
Shqipëria dhe Kosova nga njëra anë dhe Serbia dhe Maqedonia nga ana tjetër janë 4 shtetet kryesore që po mobilizohen për krijimin e kushteve të përbashkëta në diplomacitë e tyre jashtë vendit.
Pas inaugurimit të konsullatës së përbashkët Shqipëri-Kosovë në Itali, nga ana tjetër Serbia dhe Maqedonia konkretizuan planet e tyre për krijimin e konsullatave të përbashkëta.
Vizita e një dite më parë e ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiç në Maqedoni u kurorëzua me një marrëveshje konkrete me homologun e tij Nikola Poposki për hapjen e përfaqësive diplomatike të përbashkëta.
Kjo parashikon shfrytëzimin racional të burimeve për shërbimet diplomatike të dy vendeve, megjithëse akoma nuk është konkretizuar se në cilat shtete Maqedonia dhe Serbia do të kenë godina të përbashkëta për ambasadat e tyre në botë.
Përveç kësaj, Poposki dhe Daçiç konfirmuan edhe mbajtjen e seancës së dytë të përbashkët të dy qeverive në muajin tetor ose nëntor, por edhe përgatitjen e vizitës së kryeministrit Nikola Gruevski në Beograd.
Ministri i jashtëm Daçiç e shfrytëzoi vizitën e tij për të ftuar kryeministrin Aleksandër Vuçiq në takimin e 16 vendeve të Europës qendrore dhe juglindore me presidentin kinez më 16 dhe 17 dhjetor në Beograd.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO