Qeveria e RMV-së dërgon në Kuvend propozimin francez, Macron: Vendi ndodhet para një vendimi historik

Qeveria e RMV-së dërgon në Kuvend propozimin francez, Macron: Vendi ndodhet para një vendimi historik

Emmanuel Macron

Presidenti francez Emnanuel Macron deklaroi të enjten se Maqedonia e Veriut gjendet në një moment të rëndësishëm të historisë së saj.

Kjo deklaratë vjen në ditën kur qeveria e Maqedonisë së Veriut dërgoi për miratim në Kuvend propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit mes RMV-së dhe Bullgarisë për çështje të identitetit, gjuhës e historisë, ngërç që ka penguar RMV-në dhe Shqipërinë në procesin e tyre për integrimin në BE.

Në porosinë e Macron-it, të publikuar nga ambasada franceze, theksohet se 17 vjet pas marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE, tashmë mund të hapet mundësia historike, hyrja në fazën aktive të procesit të integrimit në BE.

Macron tha se i takon Maqedonisë së Veriut të marrë vendimin që do të përcaktojë të ardhmen e vendit.

Presidenti francez u shpreh i bindur se përcaktimi i RMV-së është që të jetë pjesë e familjes evropiane.

“Ju mbetet juve të vendosni. Fuqia për ta ndryshuar rrjedhën e historisë është në duart tuaja. Nuk do ju them se kjo marrëveshje është e përkryer, por do t’ua hap rrugën evropiane. Sikurse çdo marrëveshje, ashtu dhe ky bazohet në kompromise. Kjo marrëveshje nuk e vë në pikëpyetje ekzistimin zyrtar të gjuhës maqedonase, e cila është pjesë përbërëse e identitetit tuaj”, tha presidenti francez.


Lajmi kryesor:

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ​dërgon në Kuvend propozimin francez


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje