Rritja e rasteve me COVID-19, Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e krizës për 30 ditë

Rritja e rasteve me COVID-19, Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e krizës për 30 ditë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi gjatë mbledhjes së sotme të shpallë gjendjen e krizës për 30 ditë. Vendimi pritet të hyjë në fuqi nga dita e nesërme. Ky vendim vjen pas propozimit të Komitetit për menaxhim me kriza për shkak të rritjeve të rasteve me COVID-19 në vend ku në 24 orët e fundit u shënuan 39 viktima dhe 1237 të infektuar.

Rekomandimi i këtij trupi erdhi pas mbledhjes së këshillit për siguri tek presidenti Pendarovsski. Gjendja e krizës do të thotë se Qeveria ka në dispozicion njerëzit e ushtrisë, ndërmarrjeve publike komunale por edhe kapacitetet e spitaleve private./Alsat

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur