Për herë të parë organizohet në vendin tonë një eveniment i përmasave të këtij lloji. Kategoria më e gjatë e kësaj maratone ishte ajo Half Marathon prej 21 km për meshkuj dhe femra. Për meshkuj fitues u shpall Ilir Këllezi, ndërsa për femra, nënkampionia e Europës në atletikë, Luiza Gega, ndërsa vendin e tretë e zuri kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila.
Në garën e 10 kilometrave për meshkuj fitues u shpall, Bledar Mesi, i cili vinte si përfaqësues i Forcave të Armatosura, ndërsa për femra në këtë kategori u shpall fituese Deborah Keçi.
Në kategorinë për meshkuj garoi edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj si dhe shumë personalitete të tjera të politikës dhe jo vetëm. Në fjalën e tij në mbyllje të kësaj maratone kryebashkiaku e konsideroi këtë maratonë si një moment historik për Tiranës, e cila sipas tij, sot me qytetarinë dhe sportivitetin tregoi se di të jetë edhe europiane.
“Kjo ishte më e vështirë se fushata. Fushata fitohet më kollaj se një maratonë. Nuk e di i sati kam dalë, i 500 apo i 600, por gjithmonë duhet të marrësh pjesë. Sot qyteti është realisht europian. Të gjithë të huajt që morën pjesë thane se një gjë të tillë nuk e kemi parë në asnjë vend të Ballkanit dhe të Rajonit.
Tani besoj e kemi kaluar testin. Mezi presim që në datën 13 Tetor, javën tjetër, të marrim një datë zyrtare për t’u futur në kalendarin e maratonave të çertifikuara në të gjithë Europën dhe vitin tjetër ta bëjmë akoma më të madhe, akoma më të bukur, akoma më europiane Maratonën e Tiranës”, tha Veliaj. Ai falenderoi qytetarët që iu përgjigjën thirrjes së bashkisë për të respektuar sot vrapuesit duke lënë rrugët e qytetit të lira.
“Një falenderim të veçantë dhe atyre që nuk garuan, që nuk vrapuan, por që sot janë treguar jashtëzakonisht të duruar me ne. I kërkojmë ndjesë nëse i bllokuam disa nga rrugët dhe ata që ishin me automjete ose këmbësorë, por kanë qenë sot fantastikë. Tirana ka qenë kryesisht pa makina dhe ju jemi shumë mirë njohës”, u shpreh kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.
Ndërsa fituesi i garës së 21 km për meshkuj, Ilir Këllezi tha se ndihej i gëzuar që ishte fituesi i parë i Maratonës së Tiranës. “Sot jam shumë i gëzuar që për herë të parë zhvillohet maratona në Tiranë. Jam shumë i gëzuar që dola në vend të parë gjithashtu gara ishte shumë e bukur, me rivalitet. Fitova dhe jam shumë i gëzuar. Shpresoj që në vitet e tjera të ketë më shumë rivalitet”, tha Këllezi.
Në këtë maratonë morën pjesë dhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila si dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Në Maratonën e Tiranës (nisja u bë përpara Muzeut Kombëtar) dhe u garua për 4 kategori: Fun Run – 1 km, për nxënësit e shkollave të mesme; Hand Bike – 2 km, për personat paraplegjikë; Run (femër/mashkull) 10 km, çdo qytetar shqiptar apo i huaj; Half Marathon (femër/mashkull) 21 km, çdo qytetar shqiptar apo i huaj.
[gallery]19013[/gallery]
Kjo maratonë është një mundësi e mirë argëtimi dhe ushtrimi të aktivitetit sportiv në qytet, si dhe ndihmon për ta kthyer fokusin në aktivitete me bazë angazhimin fizik. Fituesit e maratonës, vendi i parë, i dytë dhe i tretë morën shpërblim monetar në vlerën 50 mijë, 30 mijë dhe 20 mijë lekë të reja.
Një aktivitet me përmasa të tilla u organizua për herë të parë në Tiranë dhe ai synon ta fusë kryeqytetin në hartën e maratonave që organizohen në shumë qytete të botës. Për mbarëvajtjen e kësaj maratone Bashkia e Tiranës angazhoi në terren mbi 750 punonjës të saj dhe vullnetarë, duke filluar nga ndërmarrjet e punëve publike, Agjencia e Parqeve dhe zjarrfikëset. Ndërsa, Policia Bashkiake, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, mori të gjitha masat që kjo festë sportive të mbyllej nën një kontroll të plotë.
Maratona e Tiranës u organizua nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës dhe mbështetjen e Vodafone Albania.
Maratona e Tiranës pjesa e 1
Maratona e Tiranës pjesa e 2
(Maratona e Tiranës, ndarja e çmimeve)
[gallery]19006[/gallery]
Maratona e Tiranës minutë pas minute
Ora 12:40 Lista/Ja fituesit e Maratonës së Tiranës
10 KM PËR MESHKUJ
Bledar Mesi 0:37:29.067
Malvin Nikolla 0:37:47.147
Kledis Malo 0:39:02.744
10 KM PËR FEMRA
Deborah Keçi 0:50:09.780
Anduela Nika 0:52:44.857
Eglantina Shemaj 0:55:04.197
21 KM PËR MESHKUJ
Ilir Këllezi 1:13:31.210
Tirron Mamusha 1:15:46.907
Besim Ismajli 1:26:17.630
21 KM PËR FEMRA
Luiza Gega 1:22:08.917
Besjana Gega 1:44:15.274
Mimoza Kusari Lila 1:52:05.474
(Fituesit e Maratonës së Tiranës)
Çmimet e Maratonës:
Çmimi i parë, 50 mijë lekë (të reja).
Çmimi i dytë, 30 mijë lekë (të reja)
Çmimi i tretë, 20 mijë lekë (të reja)
Ora 11:10 Ilir Këllezi: Herën tjetër pres më shumë rivalitet
Ndërsa fituesi i garës së 21 km për meshkuj, Ilir Këllezi tha se ndihej i gëzuar që ishte fituesi i parë i Maratonës së Tiranës. “Sot jam shumë i gëzuar që për herë të parë zhvillohet maratona në Tiranë. Jam shumë i gëzuar që dola në vend të parë gjithashtu gara ishte shumë e bukur, me rivalitet. Fitova dhe jam shumë i gëzuar. Shpresoj që në vitet e tjera të ketë më shumë rivalitet”, tha Këllezi.
Ora 10:50 Mimoza Kusari Lila, vendi i tretë në Half Marathon, 21 km
Kryetarja e Bashkisë së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila ka përfunduar e treta garën e Half Marathon prej 21 km.
Ora 10:45 Vendi i dytë në Half Maraton për femra, motra e Luiza Gegës
Ka qenë një garë brenda familjes Gega ajo e 21 km Half Marathon për femra. Pas vendit të parë të siguruar nga Luiza Gega, në vendin e dytë është renditur motra e saj, Besjana Gega.
Ora 10:30 Luiza Gega fiton Half Marathon për femra, 21 km
Nënkampionia e Europës në atletikë, Luiza Gega, ka fituar Half Marathon për femra, 21 km. Luiza Gega rrëmben kështu çmimin e parë të kësaj maratone.
Ora 10:20 Ilir Këllezi fitues i maratonës 21 km për meshkuj
Ilir Këllezi është shpallur fitues i garës prej 21 km në Maratonën e Tiranës. Ai arriti i pari finishin duke fituar çmimin e parë prej 50 mijë lekë të reja. Këllezi është përfaqësues i Forcave të Armatosura (FA).
Ora 09:50 Bledar Mesi fiton kategorinë "Run"
Është shpallur fituesi i parë i Maratonës së Tiranës. Ai është Bledar Mesi i cili ka dalë i pari në kategorinë "Run". Në vendin e dytë është renditur Malvin Nikolla, ndërsa vendi i tretë i përket 18-vjeçarit nga Korça, Klevis Malo.
Ora 09:40 Sot edhe Maratona e Chicago-s, 42 km
Sot zhvillohet edhe maratona e 39-të e Chicago-s, me 40 km dhe 40 mijë vrapues në 29 lagjeve të qytetit. Kjo është një nga 6 Maratonat më të mëdha të botës, përfshihet maratona e Londrës, Berlinit, Tokyo-s dhe New Yorkut.
Ora 09:30 Në maratonë, Ramush Haradinaj e Mimoza Kusari Lila
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj si dhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ndodhen mes vrapuesve të Maratonës së Tiranës. Javën e ardhshme do të mbahet Maratona Bajram Curri-Gjakovë dhe Mimoza Kusari Lila po merr në këtë Maratonë përvojën e Tiranës.
Ora 09:20 Në maratonë edhe kryebashkiaku Erion Veliaj
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është bërë pjesë e maratonës. Veliaj nisi vrapimin te Muzeu Historik Kombëtar njësoj si 1 200 vrapuesit e tjerë.
Ora 09:10 Nis Maratona e Tiranës, 1 200 vrapues
Në këtë maratonë marrin pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila si dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Në nisje të maratonës së parë ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili theksoi rëndësinë e kultivimit të një jete të shëndetshme.
“Është shumë e rëndësishme që të fokusohemi te një qytet i shëndetshëm. Sigurisht qyteti është asfalt, qyteti është llaç e tulla, por sigurisht është kulturë, është edhe shëndet. Në qoftë se kultivojmë një qytet ku secili merret me sport, secili shkon për një jetë të shëndetshme sigurisht që do të kemi qytetin e ëndrrave tona”, theksoi Veliaj. Kryebashkiaku falenderoi qytetarët që kanë bashkëpunuar për të pasur sot një Tiranë thuajse pa makina çka mundëson dhe realizimin e maratonës. Veliaj u uroi suksese të gjithë pjesëmarrësve ndërsa solli në vëmendje se një vlerësim pozitiv për maratonën e sotme do të na mundësojë një datë zyrtare për maratonën e vitit tjetër.
“Që të mos humbasim kohë ndoshta duhet të fillojmë dhe t’u urojmë sukses të gjithëve. Shpresoj keni marrë të gjithë çipat, shpresoj që të gjithë do ta kultivojmë këtë jetë të shëndetshme edhe mbas maratonës. Ne kemi një datë shumë të rëndësishme, datën 13 në Lisbonë mblidhet Federata Europiane e Atletikës. Nëse sot ia dalim me sukses, ne do të marrim një datë zyrtare për vitin tjetër dhe do të fillojmë 1 vit përpara të përgatitemi për një maratonë të vërtetë që është zyrtare në të gjithë Europën”, tha Veliaj.
Ora 09:00 Veliaj: Me rëndësi kultibimi i një jete të shëndetshme
Në nisje të maratonës së parë në Tiranë, Erion Veliaj, theksoi rëndësinë e kultivimit të një jete të shëndetshme. Kryebashkiaku falenderoi qytetarët që kanë bashkëpunuar për të pasur sot një Tiranë thuajse pa makina çka mundëson dhe realizimin e maratonës.
“Është shumë e rëndësishme që të fokusohemi te një qytet i shëndetshëm. Sigurisht qyteti është asfalt, qyteti është llaç e tulla, por sigurisht është kulturë, është edhe shëndet. Në qoftë se kultivojmë një qytet ku secili merret me sport, secili shkon për një jetë të shëndetshme sigurisht që do të kemi qytetin e ëndrrave tona”, theksoi Veliaj.
Veliaj u uroi suksese të gjithë pjesëmarrësve ndërsa solli në vëmendje se një vlerësim pozitiv për maratonën e sotme do të na mundësojë një datë zyrtare për maratonën e vitit tjetër.
“Që të mos humbasim kohë ndoshta duhet të fillojmë dhe t’u urojmë sukses të gjithëve. Shpresoj keni marrë të gjithë çipat, shpresoj që të gjithë do ta kultivojmë këtë jetë të shëndetshme edhe mbas maratonës. Ne kemi një datë shumë të rëndësishme, datën 13 në Lisbonë mblidhet Federata Europiane e Atletikës. Nëse sot ia dalim me sukses, ne do të marrim një datë zyrtare për vitin tjetër dhe do të fillojmë 1 vit përpara të përgatitemi për një maratonë të vërtetë që është zyrtare në të gjithë Europën”, tha Veliaj.
Eventi është një organizim i Bashkisë së Tiranës. Një ditë më parë, numri dy i bashkisë së Tiranës, Andi Seferi ka publikuar rrugët të cilat u bllokuan nga ora 09:00 deri në orën 14:00, kur edhe përfundoi maratona.
MARATONA E TIRANES
Stage – 1 - Muzeu Kombetar, sheshin perpara
Ora 08:00 – 09:00Muzike me DJ (pjeseklasike 60” )
Ora 09:00 – 09:10Starti I half/marathon( Muze – Autostrada praneArredoFabi – Muze)
Ora 09:10 - 09:20Starti I vrapimit 10 km( Muze – Autotradaprane Delta – Muze)
Ora 09:20 – 09:30 Strati I “handbike”( Muze – KryqezimiZogu I zi – Muze)
Ora 09:30 – 09:45 Start Vrap I lire, gjimnazistet e Tiranes(Muze- kryqezimiZogu I zi)
Ora 09:30 – 10:15Band Muzikor(performance e grupit- Janex Trio- per 45”)
Ora 10:15 – 10:30Dhenie e medalievegara “handbike”(prane stagesshoqeruar me koment sportive)
Ora 10:30 – 11:15 Band Mizikore(performance e grupit - P.M.S - per 45”)
Ora 11:15 – 11:30Dhenie e medalievegara 10 km (prane stages shoqeruar me koment sportive)
Ora 11:30 – 12:00Muzike me DJ ( performance e DJ - Besa M Deejay – per 30”)
Ora 12:00 – 12:15Dhenie e medalievegara 21 km (prane stages shoqeruar me koment sportive)
Ora 12:15 – 13:00 Band Mizikore( performance e grupit- Vitmar Basha Trio - per 45”)
Stage – 1 –Rrethrrotullimi I Zogut te Zi
Ora 09: 00 – 13:00Finalitet e Tirana Art Fest me Street Acoustic me performance per 240”.
Stage – 2 – Sheshpushimi perballe DELTA ne autostrade
Ora 10:00 – 12:30 Performance Percution Act
Sheshi perpara bustit te Adem Jashatir ( rruga e Durresit)
Ora 09:30 - 11:30 Performance e Cirkut Kombetar me numra akrobatik te ndryshem perfaqesuar me artistet
1.MARINARET ARNOLD BALLA,ARTAN BALLA
2.MONOCIKLAT ARNOLD BALLA,ARTAN BALLA
3.LIMBO ARTAN BALLA,ERSEDA META
4.DYSHE STATIKE FLORIN SHIMA,AMARILDO XHIVESHI
5.DYSHE POPULLORE IBRAHIM SELISHTA,SINDI FAJA
6.IKARIANET KLEARDA REXHEPI,PAMELA REXHEPI
KËMBËGJATË,MONOCIKLA,KLLOUNË
Itinerari dhe rruget qe do te bllokohen
Bashkia e Tiranës ka publikuar planin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të aktivitetit, si dhe hartën e itinerarit të maratonës të cilin mund ta gjeni duke klikuar këtu: http://maratonaetiranes.al/sq/intenerari/