Ditën e dielë nga ora 09:00 e mëngjesit deri në orën 14:00 të drekës, do të zhvillohet për herë të parë Maratona e Tiranës.
Kjo do të sjellë bllokimin e disa rrugëve ne kryeqytet. Aspasia Kerxhalli, Drejtore e Rinisë në Bashkinë e Tiranës thotë se bllokimi i rrugëve do të nisë që në orën 5 të mëngjesit.
Në këtë maratonë pritet të marrin pjesë rreth 1300 vrapues. Maratona është e ndarë në 4 kategori.
Fun Run – 1km, për nxënësit e shkollave të mesme;
Hand Bike – 2 km, për personat paraplegjikë;
Run 10 km, për çdo qytetar shqiptar apo të huaj;
Half Marathon 21 km, për çdo qytetar shqiptar apo të huaj.
Rruga që do të ndjekin vrapuesit fillon nga Muzeu Ndërkombëtar, kthesa do të merret te mbikalimi i Rinasit dhe mbërritja do të jetë përsëri te Muzeu Kombëtar. Bashkia do të japë edhe çmimet për ata që do të mbërrijnë të parët.
Si do bëhet qarkullimi i makinave:
Qarkullimi i automjeteve gjatë zhvillimit të “Maratona e Tiranës 2016”, me itenerar fillimi dhe mbarimi kryqëzimi i rrugës së Durrësit me rr. “Dedë Gjo Luli”, duke vazhduar përgjatë rrugës së Durrësit – rr. Dritan Hoxha – rr. 29 Nëntori – deri në mbikalimin e “Rinasit”, do të bëhet i kufizuar si më poshtë:
Ndalohet qarkullimi në rrugën “Dedë Gjo Luli”.
Në kryqëzimin e bulevardit “Zogu I” (sipas sensit veri-jug) me rrugën “Fortuzi”, drejtim i detyruar djathtas.
Në kryqëzimin “Rruga e Kavajës” (sipas sensit perëndim-lindje) me rrugën “Dedë Gjo Luli”, drejtim i lejuar djathtas.
Në kryqëzimin “Rruga e Dibrës” (sipas sensit lindje-perëndim) me bulevardin “Zogu I”, drejtim i detyruar djathtas.
Ndalohet qarkullimi në “Rrugën e Durrësit”.
Në kryqëzimin e rrugës “Fortuzi” (sipas sensit lindje-perëndim) me rrugën “Mine Peza”, drejtim i detyruar djathtas.
Në kryqëzimin e rrugës “Mine Peza” me rrugën “e Bogdanëve”, drejtim i detyruar drejt.
Në të gjitha rrugët që kryqëzohen me rrugën e Durrësit pezullohet sensi dalës për në këtë rrugë.
Kufizohet qarkullimi në sheshin “Karl Topia”.
Pezullohet qarkullimi në rrugën “Muhamet Gjollesha” (segmenti Sheshi “Karl Topia” – rruga “Sandër Prosi”) sipas sensit hyrës në shesh jug-veri. Sensi dalës i rrugës “Muhamet Gjollesha” nga Sheshi “Karl Topia” është i hapur.
Në kryqëzimin e rrugës “Asim Vokshi” (sipas sensit lindje-perëndim) me rrugën “Don Bosko”, drejtim i detyruar djathtas, kurse drejt vetëm për mjetet e emergjencës dhe shërbimit urban qytetës.
Në kryqëzimin e rrugës “Mine Peza” me rrugën “Asim Vokshi”, drejtim i detyruar drejt-djathtas.
Kufizohet qarkullimi në rrugën “Dritan Hoxha”.
Pezullohet qarkullimi në rrugën “Dritan Hoxha” sipas sensit jug-veri. Gjatë zhvillimit të aktivitetit korsia e dedikuar është e hapur në shërbim të mjeteve të emergjencës dhe shërbimit urban qytetës. Sensi veri-jug i rrugës “Dritan Hoxha” është i hapur.
Në të gjitha rrugët në anën lindore që kryqëzohen me rrugën “Dritan Hoxha” pezullohet sensi dalës për në këtë rrugë.
Në kryqëzimin e rrugës “Dritan Hoxha” me “Lord Bajronin” sipas sensit të lejuar për qarkullim, drejtim i detyruar drejt.
Në kryqëzimin e rrugës me “Lord Bajronin” me “Gjergj Legisi”, drejtim i detyruar djathtas.
Kufizohet qarkullimi në sheshin “Shqiponja”.

Intenerari i maratonës
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO