TIRANE, 14 Mars/ATSH/-Në ditëlindjen e saj të 70-të, artistja e njohur performuese Marina Abramovi?, do të publikojë autobiografinë kushtuar jetës së saj
Në librin që do të publikohet në vjeshtë të vitit 2016, rrëfehet për fëmijërinë e artistes në ish-Jugosllavi, prindërit e saj të përfshirë në ushtri, evolucionin e saj si artiste dhe si ajo ka testuar kufijtë e saj fizik dhe mendor, duke u djegur, prerë, goditur dhe duke qëndruar pa ushqim, në performancat e saj.
"Përvojat e mia kanë qenë gjithnjë pjesë e rëndësishme e punës time. Ato janë burimi i gjithë asaj që unë bëj, janë frymëzimi im. Shpresoj se duke shpërndarë historinë time, ju jap njerëzve guximin të bëjnë gjëra që kanë frikë t'i bëjnë në jetët e tyre", shprehet Abramovi?.
Ajo do të hapë gjithashtu një institut të sajin në New York mbi artin performues. Marina Abramovi? është një ndër aristet më me influencë të artit performues në botë e konsideruar si "gjyshja" e këtij arti.  Për të janë shkruar një libër biografik, një opera, një dokumentar dhe madje një videolojë.
Abramovic gjithashtu ka marrë pjesë në edicionin e vitit 2013 të çmimit Gjon Mili në Galerinë e Arteve në Kosovë./a.g/