TIRANE, 8 Prill /ATSH/- Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, raportoi të mërkurën në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, rreth ngjarjes së ndodhur në Marinzë, ku dy puse kanë shpërthyer dhe kanë vështirësuar jetesën e banorëve të zonës.
Ministri Gjiknuri deklaroi se "nga përfundimet që kemi nxjerrë dje në raportin përfundimtar, lidhur me këtë situatë rezulton se kemi të bëjmë me një rrjedhje të pakontrolluar gazi dhe ky ishte një problem teknik i kompanisë".
Ai shtoi më tej se, gazi karbonik ishte injektuar vite më parë nga kompania Albpetrol, për presione që ndihmojnë zbulimin e naftës, dhe Kompania Bankers duhet ta dinte këtë gjë".
Lidhur me këtë situatë, aktiviteti i kësaj kompania në këtë zonë është pezulluar, deklaroi Gjiknuri.
Kreu i Energjisë dhe Industrisë, shpjegoi se, operacioni i mbylljes së rrjedhës së gazit ka zgjatur 24 orë. Ndërsa të gjitha dëmet do të paguhet nga kompania.
Deputetet e Komisionit kërkuar raporte shpjeguese për situatën edhe nga Ministria e Bujqësisë, për prodhimin bujqësor; si dhe nga Ministria e Mjedisit dhe e Shëndetësisë.
Sot në mëngjes, Ministri i Mjedisit Koka ishte në vendngjarje, një javë pas ndodhisë, i cili deklaroi gjatë takimit me banorët se do të mbahet përgjegjësi për dëmin mjedisor në Marinzë. e,xh/ /a.g/