Maro Konda, historia e labes së rrallë në telajon e Lazar Taçit

Maro Konda, historia e labes së rrallë në telajon e Lazar Taçit

"Maro Konda". Historia dhe rrjedha e ngjarjeve nëpër shekuj kanë pasur nevojën e pikturës. Në një farë mënyre piktura fillon me incizimet në sipërfaqet e shpellave, për të vazhduar bashkë me skulpturën, mozaikun, afreskun, vitrazhin etj., duke krijuar imazhin e parë të bëmave të historisë.

Historia e Pikturës, në mungesë të fotografimit, fillimisht është pjellë e kërkesës së paraqitjes pamore të tyre. Edhe lindja e artit abstrakt nuk e ka ulur rëndësinë e pikturës historike. Piktura ka qenë vizioni i parë fotografik e filmik, ku në veprat e artit janë jetësuar figura mitologjike, fetare dhe reale. Është brenda dhe përtej reales, sepse arti interpreton, abstragon dhe dëshmon vlerë, e cila shkon përtej ngjarjes.

Tabloja kompozicionale "Maro Konda", pikturuar nga Lazar Taçi në fund të viteve ’80-të është një prej tyre. Në rininë e hershme, së bashku me ilustrime të shumë e shumë librave, tregimeve në gazeta e revista, është marë edhe me tablotë kompozicionale historike. Atëbotë shumë prej personazheve historikë në mungsë të plotë të imazheve, janë bërë nga fantazia. Për ta realizuar duhet njohje e ngjarjes dhe e personazhit, veshjes, kohës dhe vendit, kur dhe ku zhvillohet, çastit si duhet paraqitur, etj, probleme, që piktori i ka zgjidhur mjeshtërisht. Ky është çasti historik, për të ndërtuar kompozimin. Kthimi i faktit historik në fakt artistik dhe këtë të fundit në ndërtimin e një tabloje me vlerë artistike, është rruga e gjatë e lodhshme, në një proces zbulimi e tjetërsimi, në orë e orë punë të ngulët, aq sa vetë piktori e përjeton emocionalisht ngjarjen, kthehet dhe shndrrohet në "personazh" të brendshëm, bashkohet e bëhet shumë i afërt me gjithçka, që lidhet me personazhin e ngjarjen, ç'ka i jep në fund kompozimin.

 

Përvoja e gjatë me ilustrimet dhe kujtesa vizive e ka ndihmuar ndihmuar në drejtim të vizatimit Lazar Taçi ia ka dalë që faktin historik për të cilin nuk kishte njohje fare apo thjesht një vizion të vakët, ta shndrojë në fakt artistik, duke dhënë një kompozim me vlerë, sepse është piktor me kulturë më të gjërë se ajo profesionale. Në një farë kuptimi kompozimi kthehet në një lloj indentikiti shprehës i ndodhisë duke të bindur vizualisht për vërtetësinë e saj.

Fillesa e veprës vjen nga një revistë e kohës, ku i kërkohet të bërë ilustrimin e një tregimi. Mirëpo piktorit i pëlqeu si çast. Nis e ngrihet kompozimi. “Në atë kohë tek revista “Pionieri”, kujton artisti, jo vetëm për këtë figurë, por për të gjithë figurat e mesjetës, por edhe për figurat e nacionalçlirimtare, shumë prej tyre detyroheshim t’i sajonim, sepse nuk ekzistonte materiali fotografik. Nuk kishte asnjë të dhënë vizuale mbi heroinën dhe e gjitha gjithë figura e saj është fantazi e piktorit. Dihej se ishte nuse nga fshati Fterë, shprehet piktori. U mundova të gjeja nëpër enciklopedi të ndryshme veshjet turke të asaj kohe. Personazhi është Maro Konda, trime labe. Jetoi në fillim të shekullit XVI. U martua në Çorraj. Në vitin 1537, në mbrojtje të luftëtarëve çorrjotë, sakrifikoi veten, duke hedhur në greminë një numër jeniçerësh turq, së bashku me veten e saj. Ngjarja zhvillohet në Çorraj të Labërisë, ku në shek. XVI u dyndën taboret osmane për ndëshkim. Burrat u fshehën nëpër shpella, maleve përreth. Osmanet zunë burimet e ujit. Një ditë aty u pa Maro Konda, që donte t'u dërgonte ujë burrave.

Dinte diçka mbi figurat e vajzave suliote, që u hodhën nga shkëmbi në greminë. Duke lexuar tregimin ndodh shndrimi i fjalës në figurë, ajo magji gjatë e procesit krijues të piktorit. Nga një ilustrim i thjeshtë në faqet e revisës, ngacmohet për ta trajtuar më tej këtë figurë për të gjetur një zgjidhje sa më interesante. Populli i këndoi: "Bijë Fterre, nuse Çorre, Djalin më të mirë more, Po ç’e do, nuk e gëzove,

Nga shkëminjtë u lëshove, Turqit prapa ç’i more, S’more një, po di taborre..."

Dhe një copëz tjetër "Haj, haj moj Maro Konda Vlorën që aq shumë e deshe

Të ka ardhur me peshqeshe për burrat në atë sheshe derdhe nektarin që keshe.

Në Vlore erdhe për krishtlindje me shumë mall, po na le shumë dhimbje ne të themi me shumë bindje për ty ka vetëm ditëlindje"...

Gjithçka aty është bërë me fantazi, vendi, malet, shtegu i ngushtë, personazhet, etj. Nuk kishte qenë ndonjëherë në krahinën e heroinës, mirëpo nga përshkrimi i hollësishëm dhe plot ndjenjë, që i bënte autori, në mendje iu ngrit përfytyrimi i gjithçkaje. Luftëtarët ishin të rrethuar u ngjitën në majat e maleve dhe turqit për t’i detyruar, të dorzoheshin kishin zënë pritë në burimet e ujit. Atëhere Maro merr fëmijën e mitur në dorë, në krah bucelat me ujë dhe niset drejt burimit. Bie në pritën e turqëve. E kapën Maron e bukur dhe nën kërcënim e shtrënguan t'u tregonte, ku fshiheshin burrat e fshatit.

Vajza i udhëhoqi nëpër një shteg të verbër, të thepisur, i cili nuk të nxirrte askund, përfundonte diku, në mes rrëpirave të maleve të asaj zone, ku nizamët nga frika lidhen të gjithë me një litar. Në çastin kur arrin në fund të shtegut, Maro kthehet pas dhe në mënyrë të beftë shtyn të parin e turqëve. Të lidhur njeri pas tjetrit me një litar flururojnë bashkë në humnerë, duke tërhequr pas gjithë taborin e nizamevë.

“Kapa pikërisht çastin, - tregon piktori, - kur Maro me fëmijën në dorë shtyn turkun e parë dhe shtyrja që i ka dhënë, duke i hypur edhe sipër me trup për t’i dhënë më shumë efekt rrëzimit poshtë. Pikën e shikimit jam munduar ta marr në mënyrë sa më ekspresive, dmth sa më në skorço nga poshtë për ta bërë sa më të fuqishme për të dhënë ndjesinë e rënies nga lartësia”.

Punoi gati një vit, fillimisht duke skicuar shumë, variant pas varianti në laboratorin e tij krijues. Plot një dosje. Pasi e mbaroi, i lumtur bashkë me një vepër tjetër, titulluar “Sulm mbi saraje”, punuar për tre – katër orë, e dërgoi në ekspozitë, por ironia e kohës, tabloja nuk vihet në ekspozitë. I japin një përgjigje tragjikomike, “këta ty dy tashti kur të bien nga shkëmbi nuk dihet se ne cilin pozicion mund të bien aty poshtë. Ndoshta mund të ketë ndonjë krevat me sustë aty poshtë...! Humori i zi i komisioneve të kohës”! Në fund të viteve ’90, piktori së bashku me një grup artistësh, të cilët kishin marrë pjesë në ngritjen e disa muzeve të kohës, u dëguan në Itali. Hera e parë, që dite jashtë shtetit. “Në Romë, rrëfen piktori, kisha tezen dhe me që ndihesha borxhli ndaj saj, se më kishte dërguar televizor me ngjyra dhe disa pako për fëmijët, mendova t’i dërgoj diçka... Mora tablonë, së bashku edhe me tre të tjera, për t’ia bërë dhuratë. Tabloja e parë ka qenë në një gamë më të ngrohtë se sa kjo midis oranzhës dhe jeshileve. Si kompozim është i njëjtë. Ia dhashë tezes atë bashkë me tre punime të tjera, një për tezen, për dy vajzat dhe për djalin. Secilës familje nga një punim të veçantë”. Sot tabloja rri varur në një nga ato shtëpitë në Itali. Por artisti nuk mund të ndahej kaq lehtë nga vepra. Para se sa të shkonte në Itali, fillon një variant të dytë. E kopjon në letër kalk, me të njëjtat përmasa dhe e hodhi në një letër të bardhë dhe pasi u kthehet nga Italia e përfundon në talajo me ngjyra vaji. Tabloja tashmë rri në studio. Shikon një objekt dhe e kqyr me shumë vëmendje dhe e rregjistron në kujtesën. Më pas arrin ta riprodhojë pothuajse, jo në ngjashmëri fotografike, por duke kapur thelbin. Kjo kujtesë vizive shuhet ngadalë pas një kohe... por në skutet e përfytyrimit të kujtesës imazhet janë të shtresuara dhe artisti i risjell në jetë në veprat e tjera, duke hyrë deri në detajet më të imta. Vepra të tilla sot janë gjithnjë e më të rralla. Por historia i kërkon. Ajo duhet të bëhet pjesë e ndonjë muzeu, të cilit do t’i bënte nder prania e saj.

 

* Studiues Arti

 

 

 

 

 

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 11/04/2019 16:45

    Histori te tilla ,eshte e nevojshme qe her pas here te rikujtohen, por jane edhe material njohes per brezat e rinj .Njohia e se kaluares ,me bemat edhe mosbemat e saj, jan te domosdoshme te njihen ,per te projektuar te ardhmen me sigurine per zhvillim dhe perparimin e vendit .Zoteri Janina ka sjell shume mir ne vemendien e shqipetareve ngjarie te tilla te trimerise ,fisnikerise ,atdhetarizmes te zonjave dhe zoterinjve shqipetare .Edhe une e kam digjuar kete ngjarie ,me gjith hollesit e saj. Mirpo duhet patur kujdes me disa hollesi te perberesve te ngjarieve .Mesa di ,mbiemri saktesisht eshte (Kondi)dhe jo konda .Nga gojdhanat nuk kam digjuar ndonje here qe Maro, te jete bij nga Ftera .Nese ngjaria ndodh ndermjet viteve 1537 atehere s'ka se si ne vargjet e poezise -kenges-te thurur dhe kenduar ne ate kohe, te jen perdorur fjale te leksikut Turk .Ne ate periudhe kohore eshte folur shqipia e vjeter ,te cilen e njofim mir , nga Arbereshet dhe Arvanitasit .Vargjet e lart permendura s'kan asnje ngjashmeri me vargjet e kengeve te asaj kohe .Nuk besoj qe ngjaria te jete e periudhes qe thoni, sepse perpiekiet me te fuqishme ,te shqipetareve kunder konvertimit te fese kristiane ,me ate mulsimane ishin rreth viteve 1600~1700 .Ngjaria ne fjale ka ndodhur pikerisht ne keto perpiekie ,per te ms ndrishuar identitetin fetar dhe per te ruajtur njfar pamvaresie -zona e himares dhe kurveleshit-.Kam pat rastin ta vizitoj mir ,pikerisht vendngjarien ,ku disa metra larg fillimit te gremines ,ndodhet edhe varri i Maro Kondes ,ndertuar me gur dhe llac gelqereje ,fragmente te te cilit duken qart edhe sot .Pra vitet e ngjaries jane me te aferta se sa thoni ju ,ndryshe ky varr nuk do te ekzistonte kaq dukshem per 500 vjet.Faleminderit .

    Përgjigju
    • Feksor: 15/04/2020 13:19

      Z.Konjak, megjithese nuk ju njoh e nuk kam asnje ide se kush mund te jeni, por kjo nuk eshte me e rendesishmja. Ju uroj çdo te mire qe deshironi dhe qofshi i realizuar ne jeten dhe aktivitetin tuaj. Lexova komentin tuaj te mesiperm dhe me terhoqen vemdndjen disa nenvizime tuajat. Se pari keni te drejte kur shkruani se mbiemri e Maros nuk eshte konda por Kondi dhe rrjedh nga fisi i kondi qe ka egzituar ne fshatin Fterre, per qe fatkeqesisht eshte shuar si mbiemer pasi i fundit mashkull i ketij fisi, nuk ka lene djale(trashegimtar te mbiemrit te tij) Edhe sao e kesaj dite ne fterre jane toponimet e vendeve si me poshte; shtepite e fisit te konde, Arat e kondajve, Mani i kondi, shkembi i Hasakondit (Hasan Kondi) etj. Se dyti; Nuk jeni i sakte ne pohimin tuaj kur thonise -nuk kam degjuar ndonje jere qe Maro te jete bije nga Fterra.Juve mund te mos keni degjuar vertete por kjo nuk do te thote se marua nuk ka qene bije Fteriote e martuar ne fisin Kopali ne Corraj. Juve ose nuk keni lexuar hitorine e asja peridhe si dhe studjuesit dhe shkrimtaret shqitare si; Mexhit Kokalari ne librin e tij “Kryengritesit popullore ne shekuj” botuar ne vitin 1979, faqe 160; apo historianin me origjine nga Qeparoi, Spiro Rusha i cili ne librin e tij “Himara ne stuhite e shekujve”; apo veteranin e studjuesin tjeter nga fshati Kuç, Hasan Luçi, ne librin e tij “Gjolekajt ne breza”, apo shrimtarin tjeter te Bregut te detit Minella Gjoni etj.Ndoshta nuk ju kane rene dore qe ti lexoni dhe miqesisht ju them qe ne se keni deshire, nuk do beni keq qe ti lexoni. Ne te kundert, duke ju kerkuar ndjese, juve duhet te jeni nga ata njerez qe flasin e shkruajne dhe komentojne pa argumenta e pa studimet e nevojshme per nje çeshtje te caktuar, ose me keq akoma, jeni dashakeq dhe ambicioz per motivet qe vetem juve mund ti dini, dhe doni ta shtremberoni me qellim historine dhe origjinen e vertete te kesaj legjende shekullore.Keto jua them sepse ka nje pretendim te tille absurt nga disa banore bile edhe studjues e shkrimtar nga fshati yne fqinje Corraj, te cilet aludojne me shkrime absurse e te pa verteta se gjoja Maro Konda nuk eshte me origjine nga Fterra, por nga fshati i tyre Corraj.Keta tipa e dine mire historine dhe i kane lexuar studimet e autoreve qe ju permenda me siper, por nuk duan qe ta pranojne, me mendimin e deshiren mediokre se keshtu do te mund te ndryshojne historine dhe prejardhjen e vertete te Maro Kondit ose Kondes sikurese perdoret ne fshatin Fterre. Sa per sqarim, per juve dhe ata qe kane pretendime te tilla, Ne Corraj nuk ka asnje toponim, vend are, koder mal, apo apo mbiemer fisi me llagapin Kondi apo Kondaj. Duke ju kerkuar ndjese per zgjatjen e panevojshme ndoshta, deshiroj qe me posht t'ju sjell edhe nje poezi, apo vajtim elegjik te motres se Maro Kodes, Beho Konda, vargje te cilat kane ardhur deri ne ditet tona sipas tregimeve e gojedhenave nga brezat me te vjeter.KORBA UNË QYSH DUROVA Ika vajta në të parë, Shko derëbabe më thanë, Vura xhezvenë për babanë, Aty mandatën ma dhanë. Korba unë qysh durova Luminë qysh e kalova a me lot vetë mos e shtova, mbi një shtuf vajta qëndrova. Kur mora përpjetë malë, Gjeta Maronë me djalë, U rrinte melaqeja pranë… Buzat lule kur i panë, Buzët në buzë ua dhanë, Buzat kur u venë trima, Ua shtrojnë me trëndelina. O zemra që kullon serë, Qysh më iket menjëherë, Skifterë që shkuat në erë ! O Marua ime si vitë, Me cirokun sa një çikë, Që të vinte erë gjiri, Si në maj trëndafili. Ç’është kjo flakë e jeshiltë Që brenda xhanit zhurit? O Maro, o rrënjëdalë, S’pate dert nga asnjë valë. Maro kur shkoje përpjetë, Hënë e larë e nuri vetë. Dheu s’do ma tretë mallë. U derëzeza ç’pësova Qysh do ta shkoj këtë jetë, Duke dertur det më det. Kur motra s’të sheh të gjallë, Korba unë, qysh durova Qysh e hoqa këtë gjëmë M’u si ti plagën e rëndë Qysh m’u këpute si ylli M’u çkoqe si trëndafili. O ylli që lëshon çika, O ylli me shtatë drita, Lindur në Kondaj në grika, Kur lindin vetëm petrita. Filxhan me vija jeshile, Lezeti i derbabës time Manushaqja kserikua, O buza qitro lejmua. Trëndafilja në lulishte, Shtatë palë nure kishte, Ndryshe në të tjera ishte, E tëra trëndafilishte. Rreth e rrotull malet u nxinë, Për sorkadhen trëndelinë, I pa Marua tek vijnë, Si ylli që sheh stuhinë Por kur fluturove mbi re, Kujtove mua e the: -M’erdhe o Beho me hile Pas jelekut kadife Ç’qe vallë kjo tesqere Maksus për muharrebe Po ti flakë, në flakë u re, Armët nga gryka jua dhe. Marua ime kaçandone, M’u si zonja e Vrijone, Osmanët prapa të muarr, Ç’i deshe tymet e shuar, Me t’i parë ti i godite Ata hidhu e ti për grike. Te avllia me kalldrëme, Më vin motra e një nëne, Ai yll që del mbas hëne, Pëllumbesha pëndëshkruar, Ra në hon duke rënkuar. Një pik lot i met në faqe, Si vesa mbi manushaqe, O Marua ime suljote, Nuk shërohet plaga jote, S’kam shërim e s’kam jatri Jam veshur e tëra në të zi, Njëra sa të vij tek ti. -Këto vargje janë ligjëruar e shkruar nga motra e Maros, Beho Kondja nga Fterra. Ju faleminderit dhe ndjse per kohen qe ndoshta qo tju marre leximi nga ana juaj i ketij komenti. Qofshi i nderuar gjithmone. Kupohet qe jemi patriot e jeni nga jugu, ne mos nga Corraj, por qe nuk deshironi te identifikoheni, sepse ne shkrimin tuaj midis te tjerave gjeta shprehjen tuaj ...Ngjaria ne fjale ka ndodhur pikerisht ne keto perpiekie ,per te ms ndrishuar identitetin...

    • Feksor: 15/04/2020 13:09

      Z.Konjak, megjithese nuk ju njoh e nuk kam asnje ide se kush mund te jeni, por kjo nuk eshte me e rendesishmja. Ju uroj çdo te mire qe deshironi dhe qofshi i realizuar ne jeten dhe aktivitetin tuaj. Lexova komentin tuaj te mesiperm dhe me terhoqen vemdndjen disa nenvizime tuajat. Se pari keni te drejte kur shkruani se mbiemri e Maros nuk eshte konda por Kondi dhe rrjedh nga fisi i kondi qe ka egzituar ne fshatin Fterre, per qe fatkeqesisht eshte shuar si mbiemer pasi i fundit mashkull i ketij fisi, nuk ka lene djale(trashegimtar te mbiemrit te tij) Edhe sao e kesaj dite ne fterre jane toponimet e vendeve si me poshte; shtepite e fisit te konde, Arat e kondajve, Mani i kondi, shkembi i Hasakondit (Hasan Kondi) etj. Se dyti; Nuk jeni i sakte ne pohimin tuaj kur thonise -nuk kam degjuar ndonje jere qe Maro te jete bije nga Fterra.Juve mund te mos keni degjuar vertete por kjo nuk do te thote se marua nuk ka qene bije Fteriote e martuar ne fisin Kopali ne Corraj. Juve ose nuk keni lexuar hitorine e asja peridhe si dhe studjuesit dhe shkrimtaret shqitare si; Mexhit Kokalari ne librin e tij “Kryengritesit popullore ne shekuj” botuar ne vitin 1979, faqe 160; apo historianin me origjine nga Qeparoi, Spiro Rusha i cili ne librin e tij “Himara ne stuhite e shekujve”; apo veteranin e studjuesin tjeter nga fshati Kuç, Hasan Luçi, ne librin e tij “Gjolekajt ne breza”, apo shrimtarin tjeter te Bregut te detit Minella Gjoni etj.Ndoshta nuk ju kane rene dore qe ti lexoni dhe miqesisht ju them qe ne se keni deshire, nuk do beni keq qe ti lexoni. Ne te kundert, duke ju kerkuar ndjese, juve duhet te jeni nga ata njerez qe flasin e shkruajne dhe komentojne pa argumenta e pa studimet e nevojshme per nje çeshtje te caktuar, ose me keq akoma, jeni dashakeq dhe ambicioz per motivet qe vetem juve mund ti dini, dhe doni ta shtremberoni me qellim historine dhe origjinen e vertete te kesaj legjende shekullore.Keto jua them sepse ka nje pretendim te tille absurt nga disa banore bile edhe studjues e shkrimtar nga fshati yne fqinje Corraj, te cilet aludojne me shkrime absurse e te pa verteta se gjoja Maro Konda nuk eshte me origjine nga Fterra, por nga fshati i tyre Corraj.Keta tipa e dine mire historine dhe i kane lexuar studimet e autoreve qe ju permenda me siper, por nuk duan qe ta pranojne, me mendimin e deshiren mediokre se keshtu do te mund te ndryshojne historine dhe prejardhjen e vertete te Maro Kondit ose Kondes sikurese perdoret ne fshatin Fterre. Sa per sqarim, per juve dhe ata qe kane pretendime te tilla, Ne Corraj nuk ka asnje toponim, vend are, koder mal, apo apo mbiemer fisi me llagapin Kondi apo Kondaj. Duke ju kerkuar ndjese per zgjatjen e panevojshme ndoshta, deshiroj qe me posht t'ju sjell edhe nje poezi, apo vajtim elegjik te motres se Maro Kodes, Beho Konda, vargje te cilat kane ardhur deri ne ditet tona sipas tregimeve e gojedhenave nga brezat me te vjeter.KORBA UNË QYSH DUROVA Ika vajta në të parë, Shko derëbabe më thanë, Vura xhezvenë për babanë, Aty mandatën ma dhanë. Korba unë qysh durova Luminë qysh e kalova a me lot vetë mos e shtova, mbi një shtuf vajta qëndrova. Kur mora përpjetë malë, Gjeta Maronë me djalë, U rrinte melaqeja pranë… Buzat lule kur i panë, Buzët në buzë ua dhanë, Buzat kur u venë trima, Ua shtrojnë me trëndelina. O zemra që kullon serë, Qysh më iket menjëherë, Skifterë që shkuat në erë ! O Marua ime si vitë, Me cirokun sa një çikë, Që të vinte erë gjiri, Si në maj trëndafili. Ç’është kjo flakë e jeshiltë Që brenda xhanit zhurit? O Maro, o rrënjëdalë, S’pate dert nga asnjë valë. Maro kur shkoje përpjetë, Hënë e larë e nuri vetë. Dheu s’do ma tretë mallë. U derëzeza ç’pësova Qysh do ta shkoj këtë jetë, Duke dertur det më det. Kur motra s’të sheh të gjallë, Korba unë, qysh durova Qysh e hoqa këtë gjëmë M’u si ti plagën e rëndë Qysh m’u këpute si ylli M’u çkoqe si trëndafili. O ylli që lëshon çika, O ylli me shtatë drita, Lindur në Kondaj në grika, Kur lindin vetëm petrita. Filxhan me vija jeshile, Lezeti i derbabës time Manushaqja kserikua, O buza qitro lejmua. Trëndafilja në lulishte, Shtatë palë nure kishte, Ndryshe në të tjera ishte, E tëra trëndafilishte. Rreth e rrotull malet u nxinë, Për sorkadhen trëndelinë, I pa Marua tek vijnë, Si ylli që sheh stuhinë Por kur fluturove mbi re, Kujtove mua e the: -M’erdhe o Beho me hile Pas jelekut kadife Ç’qe vallë kjo tesqere Maksus për muharrebe Po ti flakë, në flakë u re, Armët nga gryka jua dhe. Marua ime kaçandone, M’u si zonja e Vrijone, Osmanët prapa të muarr, Ç’i deshe tymet e shuar, Me t’i parë ti i godite Ata hidhu e ti për grike. Te avllia me kalldrëme, Më vin motra e një nëne, Ai yll që del mbas hëne, Pëllumbesha pëndëshkruar, Ra në hon duke rënkuar. Një pik lot i met në faqe, Si vesa mbi manushaqe, O Marua ime suljote, Nuk shërohet plaga jote, S’kam shërim e s’kam jatri Jam veshur e tëra në të zi, Njëra sa të vij tek ti. -Këto vargje janë ligjëruar e shkruar nga motra e Maros, Beho Kondja nga Fterra. Ju faleminderit dhe ndjse per kohen qe ndoshta qo tju marre leximi nga ana juaj i ketij komenti. Qofshi i nderuar gjithmone.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen