STAMBOLL - Një avion i kompanisë ajrore "Turkish Airlines" bëri sot një ulje emergjente në Kazablanka, Marok, pas një alarmi për bombë gjatë fluturimit të tij nga Stambolli drejt Sao Paolos, njoftoi media turke.
"Avioni u ul pa probleme dhe udhëtarët u larguan në mënyrë që xhenierët të kryenin punën e tyre", tha kanali informativ turk, NTV.
"Në avion u gjet një shënim ku shkruhej 'bombë", shtoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolli./ATSH/
/Shqiptarja.com